A do ketë zgjedhje të parakohshme?

Partia Socialiste duket se ka nisur tashmë një proces të thellë përgatitor për një garë elektorale.

Megjithatë, drejtuesja politike e PS-së të qarkut Shkodër mohon të bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri.

Në mbledhjen e radhës së asamblesë në Shkodër, Elisa Spiropali tha se nuk ka asnjë arsye për ta hedhur këtë hap.

“Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme. Kur të ketë ju do të jeni të informuar, por deri më sot jo. Ne jemi në një mandat të plotë dhe në një mandat për të realizuar premtimet tona dhe këtë do të bëjmë.”

Spiropali deklaroi se do t’i jepet fund antarësisë fiktive dhe se të gjitha strukturat e PS-së do të hyjnë në një riformatim të thellë.

Duket se angazhimi i parakohshëm politik vjen me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për tu përgatitur për zgjedhjet sikur ato të ishin në mujin maj të këtij viti dhe jo në 2025-ën