
A di Kim Kardashian diçka që ne nuk e dimë për UFO-t?
A di Kim Kardashian diçka që ne nuk e dimë?
Ylli 42-vjeçar dhe themeluesja e SKIMS i ka bërë të gjithë të flasin me fushatën e saj të re të rrobave të banjës dhe seti fotografik është vërtetë ‘jashtë kësaj bote’.
Këtë javë, presidenti i SHBA-ve Joe Biden përmes urdhrit të tij qëlloi tre objekte nga qielli pasi njerëzit spekuluan se mund të ishin të lidhur me alienët, por agjencitë e inteligjencës thanë se ishin mjete-balona të Kinës dhe se do të kryeheshin të tjera kërkime shkencore.
Në vazhdën e këtyre spekulimeve, Kim ka vendosur që setin e ri fotografik ta paraqesë në një dimension tjetër ndërgalaktik.
“E di që ju keni pritur… @SKIMS Sëim më në fund po kthehet”, ka shkruar ajo një postim në rrjetet sociale ku shton: ‘Bëhuni gati për lançimin tonë më të madh ndonjëherë me stile dhe ngjyra.
Fotot u realizuan nga Harmony Korine, dhe Kim ka shfaqur figurën e saj ikonike me bikini ndërsa pas saj qëndrojnë të ashtuquajturit Alienë.
Shumë komentues thonë se kjo është një mënyrë që Kim të tërheqë vëmendjen, duke lidhur punët e saj me ato të botës përreth dhe Amerikës, ndërsa të tjerë pyesin nëse Kim ka ndonjë info që ne ende nuk e dimë.
*Tibo News