
98 persona kanë humbur jetën në një stuhi në Filipine
Të paktën 98 persona kanë vdekur gjatë stuhisë tropikale në Filipine. Më shumë se gjysma e vdekjeve u regjistruan në rajonin jugor, kryesisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shiu, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave.
Sipas raportimeve, më shumë se 60 persona janë të zhdukur, ndërsa 69 janë plagosur.