9 shtete të Europës ku punonjësit marrin më shumë se një muaj pushime, me pagesë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk shquhen kur bëhet fjalë për pushimet e punëtorëve me pagesë, dhe sa i përket pushimeve është vendi i dytë më i keq në botë për ofrimin e ditëve më të pakta. Në nivel kombëtar, një amerikan merr mesatarisht 10 ditë pushimi, të gjitha festat publike, si Dita e Përkujtimit, Dita e Falenderimeve dhe këto merren pas një viti në punë. Kur iu lihet në dorë bizneseve një amerikan merr 11 ditë të tjera pushime me pagesë në vitin e parë në një kompani.

Ndërkohë punonjësit, në shumë vende të tjera të botës, sidomos në Europë, dihet se bëjnë pushime me muaj të tërë. Për shumë kjo vjen falë direktivës së Bashkimit Europian për kohën e punës, e cila kaloi në fillim të viteve 1990 dhe kërkon të paktën 20 ditë pune pushime me pagesë në të gjitha vendet e BE-së.

Disa vende ofrojnë edhe më shumë me ligj, duke u dhënë punëtorëve më shumë se një muaj ditë pune në kohë pushimi në vit. Kjo nuk përfshin festat publike me pagesë, të cilat, në disa vende si Spanja, mund të nënkuptojnë deri në 14 ditë shtesë të paguara nga puna çdo vit.

Më poshtë do të zbuloni nëntë vende evropiane që u japin punëtorëve më shumë se një muaj pushime me pagesë në vit, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim:

-Francë: 30 ditë pushime me pagesë në vit

-Mbretëria e Bashkuar: 28 ditë pushime me pagesë në vit

Austri: 25 ditë pushime me pagesë në vit

-Danimarka: 25 ditë pushime me pagesë në vit

-Finlandë: 25 ditë pushime me pagesë në vit

-Norvegjia: 25 ditë pushime me pagesë në vit

-Spanja: 25 ditë pushime me pagesë në vit

-Suedi: 25 ditë pushime me pagesë në vit

-Portugali: 22 ditë pushime me pagesë në vit

Duke pasur parasysh kulturën e pushimit me prioritet në Evropë, shumë punëtorë marrin edhe më shumë ditë pushimi nga kompania e tyre.

Disa biznese kërkojnë që punonjësit e tyre të marrin një numër të caktuar ditësh pushimi për t’u siguruar që po bëjnë pushime nga puna dhe të kthehen me energji dhe produktivë.