
9 gabimet që ju ndalojnë së qënuri “punonjësi perfekt”
Që nga titulli, duket sikur kemi mbledhur në artikull “punonjësit e përsosur”, që punojnë pa pushim, kontrollojnë vazhdimisht email-et dhe nuk pushon kurrë e madje as nuk merr pushimet.
Në fakt ky është përceptim i gabuar, njerëzit e suksesshëm kanë prirjen ta dinë se kur shkëputen, të relaksohen dhe të rifokusojnë energjitë.
Nëse jeni duke kërkuar rritje page, rritje detyre apo qoftë edhe vetëm fjalë të mira nga shefi, ne do ju sjellim disa nga gabimet që duhet të korigjoni që të arrini aty ku duhet.
- Vonoheni
Edhe nëse drejtuesit tuaj ju lejojnë të vendosni vetë orarin, sërish ju duhet të synoni të shkuarit herët në punë. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se shefat kanë prirjen të vlerësojnë më shumë punonjësit që punojnë herët, duke i konsideruar më produktivë dhe më të ditur se sa ata që vijnë vonë. Edhe nëse punojnë të njëjtin numër orësh në ditë.
- Nuk merr pushime
Fakti që nuk merr pushime mund të të bëjë të mendosh se po tregohesh i ndërgjegjshëm dhe punonjës i jashtëzakonshëm, por në fakt vetëm sa po i bën dëm Marrja e disa ditëve pushim të rikarikon bateritë dhe është po aq e mirë për produktivitetin dhe kreativitetin tënd në punë, sa është edhe për shëndetin. “Pushimet nxisin kreativitetin, ofrojnë një perspektivë të re për zgjidhjen e problemeve, përmirësojnë marrëdhëniet dhe rrisin produktivitetin”, thotë Dr Glenn D. Braunstein, zëvendës president i Cedars-Sinari. “Mund të të shpëtojë edhe jetën”.
- As gjatë ditës nuk pushon
Në vitin 2012, vetëm 1 në 5 amerikanë hanin larg tryezave të punës në kohën e drekës, një tendencë që duket e përgjithshme. Por ndërprerja e herëpashershme e punës i bën punonjësit më produktivë dhe rrit fokusin. Edhe dalja për një shëtitje të shkurtër gjatë punës mund të përmirësojë kujtesën dhe vëmendjen me 20 përqind, sipas një studimi të Universitetit të Michiganit. Ose nëse nuk të pëlqen, po të shohësh fotografi të natyrës mund të rikarikosh një tru të lodhur më mirë se sa duke mbushur një tjetër filxhan me kafe.
- Po sakrifikon shëndetin dhe gjumin
Pas një dite të gjatë në punë, mund të mos kesh energji për të shkuar në palestër. Do vetëm të zhytesh në kolltuk me një pjatë me djathëra dhe të përpiqesh ta harrosh ditën e lodhshme me në një film. Ose e merr punën me vete në shtëpi dhe qëndron vonë, duke u përpjekur të fitosh pakëz avantazh për ditën tjetër. Sido që të jetë, po i bën dëm të madh vetes.
- Nuk del për “pushimin e lumtur”
Çlirimi i stresit është i nevojshëm për këdo. Disa e bëjnë duke shkuar një orë në palestër. Të tjerë të hanë ëmbëlsira. Por për shumëkënd në një vend tipik të punës, çlirimi i stresit bëhet para një gote birrë të ftohtë në banakun e një lokali. Je apo nuk je pijedashës, duhet të mendosh që të shkosh në një lokal pas pune herë pas here. Është një shans i madh për takime dhe për t’u miqësuar me shokët e punës. Shmangia e aktiviteteve jashtë vendit të punës me kolegët mund të të bëjë të dukesh si dikush që nuk shkon me të tjerët. Dhe nuk është përshtypja që do të doje të lije në vendin e punës.
- Gjëja e parë që bën, është të kontrollosh e-mailin
Duket sikur nuk ka kuptim, por ja që po të kontrollosh e-mailin që herët në mëngjes, ti i vë fre produktivitetit tënd, sipas ekspertes së menaxhimit të kohës, Julie Morgenstern. Të fillosh ditën duke iu përgjigjur 46966 e-maileve të vë menjëherë në gjendje stresi, dhe më vonë do të ta bëjë më të vështirë që të fokusohesh. “Kërkesat, ndërprerjet, surprizat e papritura dhe kujtesat bashkë me problemet nuk kanë fund”, thotë Morgenstern. Ekspertja rekomandon që të fillosh ditën me një detyrë të rëndësishme që kërkon fokus dhe më pas të kalosh te gjërat më të vogla, si përgjigja e e-maileve. “Shumë pak gjëra nuk mund të presin të paktën 59 minuta”, thotë ajo.
- E-mailet i ke shumë të gjatë
Njerëzit super të suksesshëm përgjithësisht shmangin e e-maileve të gjatë, dhe kështu duhet të bësh edhe ti. Mendo pak se sa e-maile merr në ditë. Tani mendo se sa shumë e-maile të gjatë ke lënë të kalojnë pa i parë. Atëherë përse pret që të tjerët do të lexojnë e-mailet e tu të gjatë? Këshilla: Kufizoji e-mailet në pesë fjali, apo edhe më pak. Vetëm sigurohu që të jenë të gëzueshëm me qëllim që të mos dukesh si i/e pasjellshme.
- Rri ulur në tavolinën tënde
Të rrish ulur, dhe jo në këmbë nuk është thjeshtë gjë e keqe për shëndetin. Në të njëjtën kohë të bën më pak të angazhuar dhe kreativ në punë. Një studim i ri i Olin Business School në Universitetin e Uashingtonit tregon se të qëndruarit në këmbë ndërkohë që janë angazhuar në një projekt grupi i bën punëtorët më kreativë, më entuziastë, më pak mbrojtës të ideve të tyre dhe më të gatshëm të bashkëpunojnë, se sa kur rrinë ulur. Një prej bashkautorëve të studimit, një profesor në Universitetin e Uashingtonit thotë se “nëse punon në një vend ku rri në këmbë, do të lëvizësh më shumë, dhe për këtë arsye do të aktivizohesh më shumë fizikisht. Trupi do të jetë “i ndezur”.
- Përpiqesh të bësh shumë gjëra njëherësh
Me shumë gjasa, ndërkohë që lexon këtë shkrim, ke të hapura edhe gjashtë faqe të tjera interneti dhe je i bindur se të gjitha janë njësoj të rëndësishme. Dhe ndërkohë po bën një telefonatë. Dhe ndoshta po ha edhe drekë. Por studimet tregojnë se duhet që të fokusohesh në një sfidë me qëllim që ta bësh si duhet. Truri ynë mund të xhonglojë me lehtësi detyra të lehta e të vogla, por detyrat që kërkojnë fuqi reale të trurit kanë nevojë për përqëndrimin tënd të plotë. Kujtesa jote afatshkurtër nuk mund të përpunojë dy rrjedha të ndryshme informacioni njëkohësisht, dhe rezultati është që do të bësh një punë të keqe për të dyja detyrat. Kur lexon diçka ndërkohë që njëkohësisht përpiqesh t’u përgjigjesh e-maileve, për shembull, ti nuk do të mbash mend asgjë nga ajo që ke lexuar. Dhe nëse nuk e mban mend, nuk do të mundesh ta citosh si duhet më vonë.