
9 civilë të vrarë në Irak, qeveria akuzon Turqinë
Nëntë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë dhe 23 u plagosën të mërkurën në Irakun verior nga zjarri i dyshuar i artilerisë, sipas autoriteteve lokale. Autoritetet irakiane akuzuan Turqinë dhe denoncuan një “shkelje të sovranitetit të vendit” dhe kërcënuan se do të “hakmerren”.
Në këtë rajon të Irakut verior, Ankaraja po lufton rebelët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e njohur si PKK. Prandaj, për Bagdadin nuk ka dyshim se nëntë civilët e vrarë dhe 23 të plagosurit të mërkurën në një park rekreativ në Kurdistanin irakian, ishin viktima të zjarrit të artilerisë turke.
Kryeministri irakian Mustafa al-Kazimi mori një ton jashtëzakonisht të vendosur ndaj fqinjit të tij turk, duke dënuar në një deklaratë një “shkelje flagrante të sovranitetit të saj” të kryer nga Ankaraja.
Viktimat, tre gra, dy fëmijë dhe tre burra, ishin kryesisht “turistë arabë irakianë, kryesisht nga Iraku qendror dhe jugor”, tha Mushir Bashir, kreu i distriktit Zakho.
Ky rajon malor i Kurdistanit të Irakut, i vendosur pranë kufirit me Turqinë, është shumë i popullarizuar nga irakianët nga qendra dhe jugu i vendit, të cilët ikin nga temperaturat përvëluese të verës për të gjetur pak freski.