
86 gazetarë të vrarë përgjatë vitit 2022
Përgjatë vitit 2022 në botë janë vrarë 86 gazetarë, një shifër në rritje kjo krahasuar me vitin 2021 ku u regjistruan 55 raste të tilla.
Raporti vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë teksa thonë se më shumë se gjysma e këtyre vrasjeve kanë ndodhur në Amerikën Latine dhe në Karaibe.
Mesatarisht, numri ra në 58 midis 2019 dhe 2021, krahasuar me 99 punonjës të medias të vrarë në vitin 2018 sipas Unesco-s.
Nga 86 vdekjet në vitin 2022, 44 ndodhën në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve.
Meksika ka regjistruar 19 vrasje të gazetarëve ndërsa Haiti 9 raste.
Në total, ka pasur 16 incidente në Azi dhe Paqësor dhe 11 në Evropën Lindore.
Në deklaratën e saj, organizata me bazë në Paris paralajmëron se “afërsisht gjysma” e gazetarëve të vrarë nuk punonin në kohën e sulmit.
UNESCO saktëson se profesionistët janë ekzekutuar për raportim mbi krimin e organizuar, rritjen e ekstremizmit, korrupsionin, krimet kundër mjedisit dhe disa çështje të tjera.
Numri i gazetarëve të vrarë në vendet e konfliktit është rritur gjithashtu në vitin 2022, nga 20 në 23 në një vit.
Vitin e kaluar, 10 punonjës të medias u vranë në Ukrainë, ku Rusia nisi një ofensivë në shkurt.
Rreth 86% e vrasjeve të gazetarëve mbeten të pandëshkuar sipas organizatës e cila vë theksin edhe tek rritja e dhunës digjitale ndaj tyre.
*TiboNews