
84% më shumë të huaj hynë në Shqipëri, në maj të këtij viti
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar në maj 2022 është rreth 604 mije e 430 persona. Krahasuar me maj 2021, ky numër është rritur me 83,9 %. INSTAT raporton se gjatë pesëmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit maj 2022, janë 1 milion e 100 mije persona duke shënuar një rritje me 72.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.