8 mijë lekë për çdo pensionist dhe person me aftësi të kufizuar nga ‘Pakoja e Madhe’

Kryeministri Rama ka postuar një status në Facebook ku ka prezantuar se ‘Pakon e Madhe’.

Ndërsa më herët ai njoftoi se 695 mijë pensionistë do përfitojnë nga 8 mijë lekë nga Pakoja e Madhe.

“695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën”, shkroi Rama.

Ndërkohë Rama thotë se të njëjtën shifër do ta përfitojë çdo person me aftësi të kufizuar. Kjo ndihmë sipas Ramës, do të lehtësojë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit. Kreu i qeverisë bën me dije se edhe përgjatë vitit 2023 do të vijojë subvencionimi masiv i energjisë.

“8000Lekë (të reja) për çdo person me aftësi të kufizuar, do të lehtësojnë maksimalisht impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit, ku falë edhe subvencionimit masiv të çmimit të energjisë që do të vazhdojë përgjatë vitit 2023, mburoja financiare e qeverisë për familjet shqiptare e bën shumë më të përballueshëm këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën”, shkruan Rama.

Për 1 milionë qytetarë të kategorive të ndryshme qeveria ka vendosur të lëvrojë një fond prej 8 miliardë Lekësh, si mbështetje për inflacionin e shkaktuar nga kriza e çmimeve. Sipas Ramës, paketa do të shpërndahet në ditët e para të Janarit.

*Tibo News