8 filmat më të suksesshëm të Julia Roberts

Julia Roberts është një nga yjet më të njohur në Hollivud.

Pasaporta e saj artistike ka një varg komedish romantike, dramash dhe thrillerash të suksesshme.

Ne do t’ju listojmë disa prej tyre.

 

Mystic Pizza (1988)

Ky film shënoi rolin e parë të madh të Julias.

Duke portretizuar një të ri të dashuruar, “Mystic Pizza” vazhdon të jetë i preferuari i fansave dhe njëkohësisht ishte ky filmi që paralajmëroi se Julia do të bëhej një yll i madh i Hollivudit.

 

Flatliners (1990)

Me një kast që përbëhej vetëm nga yje, “Flatliners” e prezantoi Roberts në zhanrin e thriller-it, duke i dhënë asaj një nominim si aktorja më e mirë dytësore.

 

Sleeping with the Enemy (1991)

Bazuar në romanin me të njëjtin titull, portretizimi i Julias si një grua që vuan dhunën në familje dhe falsifikon vdekjen e saj për t’i shpëtuar burrit të saj, i dha asaj një çmim si aktorja më e mirë.

 

The Pelican Brief (1993)

Kjo përshtatje e romanit të John Grisham, trajton temën e vrasjeve në qeveri. Për Julian roli këtu ishte shumë i rëndësishëm.

 

Conspiracy Theory (1997)

Në rol me Mel Gibson, ky thriller përsëriti suksesin e mëparshëm të “The Pelican Brief “.

Roberts dhe Mel Gibson në rol ishin dy njerëz të kapur në një tjetër komplot vrasjesh qeveritare.

 

Erin Brockovich (2000)

Më në fund, me një çmim Oscar, kjo dramë tregoi historinë e jetës reale të një nëne beqare, e cila gjendej në një proces gjyqësor.

 

Ocean’s Eleven (2001)

Bashkë me George Clooney-n dhe me një kast të përbërë gjithashtu nga yje, portretizimi i Roberts është konsideruar si një nga rolet e saj më argëtuese në film.

 

Pretty Woman (1990)

“Pretty Woman” i dha akoma dhe më shumë bujë Julias duke i forcuar edhe peshën që kishte në Hollivud, gjithashtu grumbullimet e filmit thuhet se kanë qenë pothuajse gjysmë miliardë dollarë.