75-vjetori i aleancës, ministrat e NATO-s mblidhen për bisedime në Bruksel

Ministrat e Jashtëm nga 32 anëtarët e NATO-s po mblidhen për të dytën ditë sot në Bruksel. Sot shënohet 75-vjetori i aleancës mbrojtëse dhe ministrat pritet të zhvillojnë gjithashtu bisedime me ministrin e jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Ministri do të takohet gjithashtu edhe me përfaqësues të Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut dhe BE-së,

“Lufta e Ukrainës për liri është lufta e NATO-s për një të ardhme më të fortë. Dhe sot, Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë”, tha misioni i Ukrainës në NATO ndërsa aleanca shënon sot 75 vjetorin e saj.