
70 tatuazhet e Brooklyn dedikuar Nicola-s
Dashuria ka miliona mënyra për t’u jetuar dhe shprehur. Për disa, gjërat mjaftojnë me t’u ndjerë, ndërsa për të tjerë edhe duhen dokumentuar. Për këtë të fundit shembulli më i mirë është Brooklyn, i cili e çoi të shprehurit e dashurisë në një tjetër stad.
Çifti Brooklyn dhe Nicola, romanca e të cilëve filloi në fund të 2019-ës, përveç dashurisë, është e mbushur edhe me plot dedikime të përjetësuara në lëkurë. Brooklyn numëron 100 tatuazhe në trupin e tij, nga ku 70 janë për Nicola-n.
Në vitin 2020, fansat vunë re për herë të parë tatuazhin në pjesën e pasme të qafës së Brooklyn-it që kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me sytë e Nicola-s.
Megjithatë, dashuria e tij shtrihet përtej Nicola-s dhe arrin te gjithë familjen e saj. Brooklyn bëri tatuazh emrin e gjyshes së saj të ndjerë në krahun e tij në vitin 2021. Për nder të ditëlindjes së 26-të të Nicola-s, Brooklyn shkroi “Gina” në trupin e tij për gjyshen e saj të dashur.
Nicola ndau një foto të krahut të të dashurit të saj në Instagram Story, duke shkruar, “dhurata më e mirë e ditëlindjes”.
“Ajo gjithmonë qan kur i bëj një tatuazh tjetër,” tha Brooklyn në eventin e Variety’s Power of Young Hollyëood në NeueHouse Hollywood. “Më pëlqen gjithmonë ta befasoj atë me tatuazh të ri.”
Tatuazhet e Brooklyn-it për Nicola-n përfshijnë edhe fjalën “të sapomartuar”, frymëzimi i të cilit i erdhi pesë muaj pas martesës.
Ai më parë ka përkujtuar ditën e tyre të madhe duke bërë tatuazh në trupin e tij betimet e dasmës. Në betime lexohej, pjesërisht, “Nicola kur ece në korridor, më more frymën, dukesh kaq e bukur sonte dhe gjithmonë.”
Më tej lexohej, “Më lejo të filloj duke thënë se fjalët nuk mund të përshkruajnë dashurinë time për ty . Vetëm duke të të parë, unë shoh të ardhmen time dhe më duket si një ëndërr. Ti je bota ime dhe unë vazhdoj të dashurohem më shumë me ty çdo dite.”
Ndërkohë, Nicola nuk e ka mbuluar trupin e saj me aq bojë sa burri i saj, por ka tatuazh emrin e tij në shpinë.
Të dy vazhdojnë ta shfaqin dashurinë e tyre në media sociale, duke ndarë shpesh mesazhe për njëri-tjetrin. Dashuria e tyre është bërë më e dukshme që kur u martuan në prill.