70 minorenë shqiptarë aplikuan për azil në 2021, rekord në rajon

Ndonëse tendenca është në rënie, prindërit shqiptarë nuk ngurrojnë që t’i nisin fëmijët e tyre të pashoqëruar në një nga vendet e Bashkimit Europian, për të kërkuar azil.Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2021 u shënuan 70 aplikime për azil nga fëmijët e pashoqëruar shqiptarë. Megjithatë, në raport me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria vijon të mbajë rekord.

Në 2021, Maqedonia e Veriut kishte 5 aplikime, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina nuk kishin asnjë dhe Kosova regjistroi 20 aplikime nga fëmijët e pashoqëruar.