7 zyrtarë të Drejtorisë së Transporteve arrestohen për korrupsion

Shtatë zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi rezultuan të përfshirë në një skemë korrupsioni dhe falsifikimi dokumentesh.

Përgjimet e prokurorisë treguan se persona jashtë Drejtorisë ndikonin me lidhjet e tyre për të mundësuar kundrejt ryshfetit ndryshimin e lejeve të qarkullimit për errësimin e plotë të xhamave.

Hetimet janë kryer gjatë muajve nëntor-dhjetor dhe tregojnë se pavarësisht se Kodi Rrugor e ndalon errësimin apo veshjen e plotë të xhamave, përmes korrupsionit kjo gjë është mundur të anashkalohet.