7 ushtrime kundër dëmtimit të syve nga ekrani

Kalojmë shumë orë duke parë apo punuar nga ekrani i kompjuterit dhe telefonit. Kjo po ndikon në shëndetin e syve. Ato nuk i dëmtojnë sytë, por koha që shpenzojmë mund të nxisë lodhjen e syve që njihet ndryshe si ‘Eyestrain’. Ajo shfaq disa simptoma si: Djegie të syve, shikim i turbullt, dhimbje koke, skuqje të syve dhe mungesë përqendrimi.

Ekspertët thonë se edhe sytë ashtu si trupi kanë nevojë për Yoga, që ndihmon në reduktimin e problemeve të syrit dhe ruajtën e shëndetit të tyre. Ushtrimet për sytë që mund t’i bëni edhe nga tavolina e punës janë këto:

1- Fërkoni duart lehtë për 10 sekonda që të krijohet nxehtësi dhe energji në pëllëmbë.

2- Vendosni duart në pjesën e syve dhe ndërkohë mbyllini ato. Merrni frymë thellë dhe çlironi ajrin që thithni. Këtë bëjeni deri sa të ndiheni më të relaksuar. Ngrohtësia nga duart dhe errësira qetësojnë dhe reduktojnë çdo tension në pjesën e prapme të syve.

3- Qëndrimi shumë gjatë në ekran ndikon në mënyrën sesi mbyllim dhe hapim sytë. Nëse nuk i mbyllim dhe hapim si normalisht, mund të çojë në tharje të tyre dhe acarim.

4-Mbani trupin drejt, me shpatullat e relaksuara, qafën drejt dhe shihni përpara. Mbyllini dhe hapni sytë shpejt dhe përsëriteni për 10-15 sekonda. Më pas i mbani mbyllur për pak sekonda për t’u qetësuar dhe më pas hapini normalisht. Këshillohet të përsëritet çdo një orë në turn pune të plotë.

5-  Zooming, për të forcuar muskulin e syve. Fokusohu në një objekt që ndodhet pranë dhe shikojeni për pak sekonda, më pas fokusin vendoseni tek një tjetër objekt që ndodhet më afër. Pasi ta përsërisni këtë rreth 2-3 herë, shihni larg dhe më pas mund të rifilloni punën.

6- Rrotullis sytë. Është shumë efektiv nëse bëhet rregullisht. Forcon muskujt e syve dhe ndihmon edhe në  formën e tyre që me kalimin e kohës zvogëlohen. Siç jeni të ulur, shihni lart më pas me butësi shihni në të majtën tuaj, më pas në të djathtë dhe në fund shihni poshtë.

7- Rregulli i artë është 20:20:20. Për çdo 20 minuta që kaloni në ekran, duhet të shihni 20 minuta tek objektet që ndodhen rreth 6 metër larg jush.