
7 shenjat më seksi të Horoskopit dhe si renditen
Shenja e Akrepit njihet si më seksi e Zodiakut. Kjo për shkak të linjave fizike dhe personalitetit misterioz. Ndonëse mendimet mes astrologëve ndryshojnë, në përgjithësi ata bien dakord për t’i dhënë titullin akrepit. Disa konsiderojnë virgjëreshën si shenjën më seksi, për shkak të natyrës së ndjeshme. Por edhe Luanët diskutohen për sharmin e tyre. Mund të fusim edhe Peshqit, siç është Rihanna?
Astrologët përzgjedhin 7 shenjat më seksi me disa veçori për secilën prej tyre.
1-Akrepi: Është pasionant dhe ka personalitet të fortë, dhe dëshira të zjarrta seksuale. Kjo i bën ata të jenë më seksi në krahasim me të tjerët. Ata janë të vetëdijshëm për seksualitetin e tyre dhe s’kanë aspak frikë të eksplorojnë në shtrat me personin e zemrës. Janë flirtues por tepër selektivë. E zgjedhin mirë personin që iu kthen buzëqeshjen, por në përgjithësi preferojnë të dërgojnë sinjale me sy.
2-Luani: Konsiderohet si shenja e dytë më seksi e Zodiakut. Është pasionant, plot energji edhe për shkak se i përket shenjës së zjarrit. Njihen si persona provokues, argëtues, fleksibël apo të ngazëllyer për të provuar risi me partnerin e tyre. Janë të sigurt, disi egoistë, optimistë por edhe të drejtpërdrejtë sau takon takon nevojave dhe dëshirave të tyre. Kjo i bën më shumë kërkues si personalitete.
3-Peshqit: Shquhen për romanticitetin dhe preferojnë një lidhje stabël. Ndjeshmëria që kanë i bën tepër joshës për të tjerët. Kërkojnë fillimisht një lidhje të fortë shpirtërore e më pas të eksplorojnë më tej. Kanë tipare fizike gati në perfeksion. Toni i zërit i bën joshës dhe përcjellin ndjenja reklasimi.
4-Dashi: Është shenjë zjarri, që do të thotë i vrullshëm, intensiv dhe entuziast. Kanë personalitet posedues dhe kështu kërkojnë të ndodhë edhe në shtrat. Me dikë që duan vërtetë janë tepër ekspresivë. Konsiderohet edhe si person agresiv në disa raste teksa nuk merr atë që dëshiron vërtetë.
5-Virgjëresha: Konsiderohet shenja më seksi nga të gjitha shenjat e tokës, por jo në vendin e parë. Pamja engjëllore i bën tërheqës dhe unikë në llojin e tyre. Fokusohen tek detajet dhe kjo i bën ata të kërkojnë gjëra që për dikë tjetër as nuk mund të jenë menduar, kjo vlen edhe për marrëdhënien seksuale. Shpesh herë konfuzohen duke mos ditur se çfarë duan.
6-Gaforrja: Janë tepër emocionalë, gjithashtu të kujdesshëm dhe të dashur. Kujdesen më shumë për nevojat e partnerit sesa për vetë dëshirat e tyre, kryesisht ato seksuale. Si fillim janë të turpshëm por kanë nevojë që të joshen dhe të heqin barrierat.
7- Peshoret: Janë njerëz të bukur, por ndodhen në vendin e fundit pasi shfaqin anën e tyre seksi vetëm me personin që dashurojnë. Preferojnë kryesisht marrëdhëniet afatgjata. Gratë dhe vajzat e shenjës së peshores nuk kanë nevojë për grim për shkak të tipareve fizike. Dinë të jenë argëtues dhe fleksibël kur i ke pranë, por vetëm kur duan vetë.