7 kuriozitete për aktoren e njohur, Blake Lively

Aktorja Blake Lively është inteligjente, e bukur, nënë e dashur dhe përkushtuar, e madje dhe eksperte në kuzhinë, por mbi të gjitha ajo ka dashurinë e të gjithëve.

Pikërisht kjo veçori e bën atë aq të rrallë në Hollywood, duke qenë se divat e bukura dhe seksi, të dashura edhe nga gjithë audienca, janë “specie në rrezik zhdukjeje.

Rikujtojmë, se aktorja në “Met Gala” i ka mahnitur të gjithë me look-un e saj.

Bukuroshja mbërriti në tapetin e kuq e veshur me një fustan nga Atelier Versace, që më vonë u transformua gjatë kohës që ajo ngjitej në shkallët e Met.

Fustani i aktores ishte zbukuruar me një fjongo gjigante, para se asistentët të ndërhynin për ta ‘zbërthyer’, duke e transformuar fustanin nga rose-gold në aqua-blue para syve të publikut.

Ndërkohë po ju tregojmë edhe 7 kuriozitete që ndoshta nuk i dini për Blake Lively, të cilat mund t’ju shtojnë admirimin edhe më shumë.

  • Ka një këmbëngulje dhe synim të jashtëzakonshëm

Për të luajtur më mirë rolin e saj në ‘The Beasts’, Oliver Stone i kërkoi asaj të ushtrohej në poligonin e qitjes.

Edhe pse aktorja nuk kishte përvojë me armët e zjarrit, tre të shtënat e para treguan një synim vërtet të çmendur.

  • Nuk ka studiuar kurrë për aktrim

Blake Lively nuk ka studiuar kurrë aktrim, por të dy prindërit e saj mësonin aktrimin dhe ajo i ndoqi ata gjatë leksioneve, kështu që duket sikur ka qenë gjithmonë në skenë dhe sheshxhirim.

  • Familja e saj është e përbërë vetëm nga aktorët

E gjithë familja e Blake përbëhet nga aktorë.

Nëna e saj është mësuese aktrimi, babai i saj është aktor, si dhe vëllezërit Lori, Robyn, Jason dhe Eric.

Profesioni është transmetuar brez pas brezi.

  • Ka përmasat e një modeleje

Numri i këpucëve të saj është 40, gjatësia 1.78 m e gjatë dhe pesha 59 kilogramë.

  • Koleksionon Louboutin

Blake Lively zotëron koleksionin e 300 këpucëve Christian Louboutin, duke e konfirmuar veten si koleksionistja më e madhe e këpucëve me taban të kuq.

Ajo bleu 40 palë Louboutins me një lëvizje në një shitje promocionale në Neë York, por rrëfeu se ato nuk janë të gjitha për të, por edhe për motrat dhe miqtë e saj.

Në shkurt 2011, stilisti i këpucëve Christian Louboutin i kushtoi asaj një palë këpucë të quajtura “The Blake”.

  • Ka aftësi të shkëlqyera në kuzhinë

Duket se dashuritë e saj hollivudiane, Leonardo DiCaprio dhe Ryan Reynolds (ky i fundit bashkëshorti i saj), ishin magjepsur jo aq nga bukuria e Blake, sa nga aftësitë e saj vërtet e jashtëzakonshme kulinare.

Pasioni i saj i vërtetë janë ëmbëlsirat dhe kur udhëton gjithmonë dëshiron të mësojë si të gatuajë pjatat e vendit që viziton.

Një nga ëndrrat e saj në sirtar është të hapë një restorant.

  • Hapi një blog, por e mbylli menjëherë

Fatkeqësisht, blogu i Blake Lively nuk arriti suksesin e shpresuar, përkundrazi.

Quhej “Preserve” dhe kishte të bënte me modën dhe historitë e artizanëve të vegjël amerikanë, megjithatë kritikat dhe dështimi fillestar e shtynë Lively ta mbyllte atë disa muaj pas lançimit.