7 kandidatë në garë për TKOB-në, drejtuesi i ri shpallet pas 5 ditëve

Gara për drejtuesin e ri të Tetarit të Operas dhe Baletit ka nisur. 7 kandidatë kanë prezantuar platformat e tyre për menaxhimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të artit dhe kulturës, para një jurie me anëtarë shqiptarë dhe të huaj. Prej dy mandatesh atë e ka drejtuar Zana Çela, e cila është në garë sërish për të vazhduar drejtimin e TKOB në një mandate të tretë. Arben Skënderi, Josif Gjipali, Tomorr Kokona, Kleanthi Gjika, Abigela Voshtina dhe balerina Adela Muçollari janë kandidatët e tjerë në garë, që kanë shërbyer në fushën e kulturës për vite.

Me 29 mars Ministria e Kulturës vendosi të hapet garën, duke e shtyrë afatin e dorëzimit të platformave deri më 6 maj, duke i dhënë mundësinë edhe artistëve që performojnë në skena ndërkombëtare të plotësonin kërkesat. Platformat në fokus kishin zgjerimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin të institucionit me skena ndërkombëtare. Kjo ishte faza finale e garës ku brenda një afati 5 ditorë do të shpallet drejtuesi i TKOB.