7 gjërat që duhet t’i dini përpara se të bëheni vegjetarian

Nëse nuk hani mish ose planifikoni të bëheni vegjetarianë së shpejti, nëse po synoni një dietë të plotë vegane ose vegjetariane (ose edhe peskatariane ose fleksitare), mund të keni disa pyetje. Çfarë do të hani në vend të mishit dhe ku do t’i merrni proteinat tuaja? A do të humbni peshë? A do të mund të shijoni vaktet me miqtë tuaj ‘gjithçkangrënës’?

Para se të marrësh vendime të tilla, mësoni nga gabimet e të tjerëve. Këtu janë shtatë gjëra që duhet t’i dini përpara se të vendosni të bëheni vegjetarian.

  1. Proteina është pothuajse në çdo ushqim

Njerëzit vazhdimisht mund të pyesin se ku e marrin vegjetarianët proteinën që i nevojitet trupit. Por për vegjetarianët, madje edhe veganët, ka shumë ushqime me proteina për të ngrënë. Mund të provoni ushqime si vezët, kos grek, djathë dhe qumësht ose nëse jeni vegan, përqendrohuni te fasulet, arrat, farat dhe tofu. Por edhe ushqimet si makaronat, buka dhe lakrat kanë proteina.

  1. Jo çdo gjë bimore është e mirë për ju

Njerëzit shpesh duan të fillojnë të hanë më pak mish ose të fillojnë plotësisht një dietë vegane ose vegjetariane, sepse ‘është më mirë për ta’. Sigurisht që ka përfitime të ngrënit më shumë ushqime me prejardhje bimore, pasi mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, të rrisë marrjen e fibrave dhe të zvogëlojë rrezikun e diabetit. Por këto përfitime shëndetësore nuk janë të garantuara. Nuk ka mish në petulla, biskota, tortë, djathë të pjekur në skarë, patate të skuqura, akullore… por kjo nuk i bën të shëndetshme.

  1. Sfida me frutat dhe perimet

Mishi shpesh zëvendësohet me karbohidrate ose diçka si tofu, kështu që ju nuk filloni automatikisht të hani më shumë fruta dhe perime kur filloni të hani si një vegjetarian. Të gjithë ne duhet të synojmë që gjysmën e pjatave tona ta bëjmë me perime ose fruta. Provoni fruta me kos për mëngjes, duke shtuar karota në drekë dhe duke shërbyer darkën me një sallatë anësore.

  1. Problemet me restorantet

Gjithnjë e më shumë restorante po ofrojnë ushqim për njerëzit që nuk hanë mish. Por, në varësi të vendit ku jetoni dhe çfarë restoranti ju pëlqen, mund të jetë e ndërlikuar të keni një vakt të kënaqshëm. Për një kohë të gjatë, dukej sikur e vetmja pjatë vegjetariane në menu ishte ‘makarona e mbuluar me salcë kremi’. Tani ke disa opsione si burgera vegjetarian, tofu ose fasule.

  1. Njerzit nuk do të dinë se çfarë të gatuajnë për ju

Të jesh vegan/vegjetarian, mund të jetë e vështirë për njerëzit të mendojnë për pjatat tuaja, sidomos nëse nuk janë mësuar të gatuajnë pa mish. Në këto raste mund të jeni modest dhe të kërkoni një sallatë greke ose sallata jonë me avokado me Quinoa, për të ndihmuar mikpritësin.

  1. Mund të shtoni peshë

Njerëzit heqin dorë nga mishi për një sërë arsyesh, por një e zakonshme është se duan të bien në peshë. Ndërsa dietat vegjetariane dhe vegane mund të çojnë në humbje peshe, veçanërisht nëse konsumoni shumë zarzavate, fruta, perime, fasule dhe drithëra të dobishme për ju, ato gjithashtu mund të mos jenë gjithmonë të tilla, pasi zgjedhja e shumë ëmbëlsirave ose drithërave të rafinuara mund të çojë në shtim në peshë.

  1. Ju ende i merrni të gjithë lëndët ushqyese

Ndërsa ju mund të merrni shumë proteina dhe fibra si vegjetarian, mund ta keni më të vështirë të merrni disa lëndë ushqyese specifike. Hekuri dhe omega-3 mund të jenë të vështira për t’u marrë mjaftueshëm, edhe pse ka burime me bazë bimore. Vitamina D është një tjetër lëndë ushqyese që nuk është shumë e bollshme në dietat tona, pavarësisht nëse hani mish apo jo. Kalciumi mund të jetë i ndërlikuar për veganët, nënproduktet e qumështit janë të pasura me kalcium, por përsëri jo e pamundur. Dhe pothuajse të gjithë veganët do të kenë nevojë të plotësojnë vitaminën B12. Nëse bëni ndryshime të mëdha në dietën tuaj, si heqja dorë nga mishi, peshku, bulmeti dhe vezët, bisedoni me mjekun ose një dietolog për të parë nëse duhet të filloni të merrni suplemente.