
7 fakte rreth mëngjarashëve
Në kohët e lashta, kryerja instinktivisht e të gjitha aktiviteteve me dorën e majtë (si ngrënia, vizatimi, gjestet, tundja, apo edhe hedhja e topit) ishte e neveritshme dhe mund të konsiderohej e çuditshme apo ogurzezë. Për fat të mirë, kohët kanë ndryshuar dhe janë bërë kërkime për të zbuluar se çfarë fshihet pas përdorimit mbizotërues të njërës anë të trupit tonë, duke e bërë këtë temë gjithnjë e më interesante.
1. Një në 10 njerëz në botë janë mëngjarashë
Në prill 2020, u publikua një nga studimet më ambicioze mbi mëngjarashët, duke treguar se të paktën 10.6% e njerëzve në botë lindin me këtë karakteristikë, pra afërsisht një në 10 qenie njerëzore. Përsëri, në disa kultura ky tipar gjenetik ende konsiderohet të jetë i lidhur me konceptet e lashta të së keqes, duke i quajtur mëngjarashët të këqij dhe duke i penguar fëmijët të zhvillohen si të tillë që në moshë të hershme.
2. Mëngjarashët janë më konkurrentë
Një kuriozitet për njerëzit që përdorin më shumë dorën e majtë është se kjo karakteristikë i bën ata më të mirë në gara. Kjo për shkak se ata që përdorin dorën e djathtë janë mësuar të merren me njerëz që nuk sfidojnë aftësitë e tyre. Megjithatë, në jetën e përditshme, mëngjarashët duhet të përballen me shumicën dërrmuese të mjeteve të dizajnuara për përdorim me dorën e djathtë dhe duhet të bashkëjetojnë me njerëz që veprojnë me anën e kundërt të trupit të tyre.
3. Të jesh mëngjarash është gjentike
Ka më shumë se 40 lidhje të ADN-së sonë që na bëjnë të preferojmë njërën ose tjetrën dorë më shumë. Fakti që njëri prej prindërve është mëngjarash mund të rrisë gjasat që fëmijët e tyre të lindin me këtë karakteristikë. Megjithatë, nuk është vetëm gjenetika, por edhe mjedisi dhe stimujt gjatë shtatzënisë që së bashku shënojnë një tendencë drejt të qenurit i veçantë.
4. Ka më shumë meshkuj mëngjarashë se femra
Bota e mëngjarashëve dominohet nga gjinia mashkullore. Burrat kanë 12% mundësi të bëhen mënagjarashë, ndërsa femrat vetëm 10%.
5. Shumica e kangurëve janë mëngjarashë
Një studim i botuar në revistën Current Biology zbuloi se, ndryshe nga ajo që ndodh te njerëzit, kangurët kanë më shumë gjasa të lindin mëngjarashë. Kjo u vëzhgua nga një ekip shkencëtarësh rusë që studiuan raca të ndryshme, si: kanguri i kuq, kanguri gri lindor, kanguri me qafë të kuqe dhe kanguri i pemës.
6. Holanda është vendi më mëngjarash në botë.
Sipas statistikave, Holanda është vendi me popullsinë më të madhe mëngjarashe, e ndjekur nga SHBA-ja. Rajonet me më pak njerëz me këtë karakteristikë janë Japonia dhe Kina, me përkatësisht 4,7% dhe 3,5% të popullsisë së tyre.
7. Kafshët tona shtëpiake kanë më shumë gjasa të jenë mëngjarashe
Nuk janë vetëm kangurët që mund të jenë mëngjarash. Kjo veçori gjenetike mund të arrijë edhe tek kafshët tona shtëpiake. Një studim zbuloi se 63% e qenve i japin përparësi përdorimit të një putre, ndërsa 37% nuk treguan ndonjë prirje për ndonjë anë të veçantë. 32% e qenve treguan një preferencë për anën e djathtë dhe 31% për përdorimin e putrës së majtë. Në lidhje me macet, 75% treguan një preferencë për vetëm një putër, ndërsa 25% përdorën të dy gjymtyrët.