
7 arsyet përse të përqafoni më shumë
Ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bëni për një person është t’i ofroni rehati, ngrohtësi dhe dashuri me diçka të thjeshtë si një përqafim. Dhe nëse nuk jeni adhurues i prekjes fizike, mund të ndryshoni mendje kur të mësoni se sa të fuqishëm mund të jenë përqafimet për shëndetin tonë mendor dhe fizik.
Pse kontakti fizik është kaq i rëndësishëm?
Prekja është forma më intime e komunikimit dhe natyrshëm sjell përfitimet të mëdha. Njerëzit që ndihen të vetmuar shpesh e kuptojnë se diçka mungon, por nuk janë të vetëdijshëm se është diçka aq e thjeshtë sa një përqafim. Sipas një sondazhi, në të cilin morën pjesë 40,000 njerëz, fjalët më të zakonshme që vijnë në mendje kur përmend përqafimin janë: “ngushëllim”, “i ngrohtë” dhe “dashuri”.
Pse përqafimet më të gjata janë më të mira për ne?
Njerëzit janë mësuar me përqafime të shkurtra, por ka një arsye të madhe pse ne duhet të përpiqemi t’i bëjmë ato më të gjata tani e tutje. Është bërë një studim për kohëzgjatjen e përqafimeve, ku pjesëmarrësit duhej të përqafoheshin për 1, 5 dhe 10 sekonda. Rezultatet treguan se përqafimet 1 sekondëshe u konsideruan më pak të këndshme, ndërsa ato 10 sekondash dhanë kënaqësinë më të madhe.
Përqafimet mund të reduktojnë stresin dhe rrisin lumturinë
Përqafimet prodhojnë një nga “hormonet e lumturisë”, e quajtur oksitocinë, e cila shpesh quhet hormoni i përqafimit ose i dashurisë. Sa më shumë dhe më gjatë të prekim apo përqafojmë, aq më shumë prodhohet ky hormon dhe ndihemi më mirë. Është vërtetuar se hormoni ka efekte kundër stresit dhe rrjedhimisht na bën më të umtur në përditshmërinë tonë.
Fuqia e një përqafimi lufton ankthin dhe frikën
Përqafimi mund të ketë përfitime të rëndësishme për njerëzit me ankth, vetëbesim të ulët dhe ata që kanë frikë nga vdekja. Studime të ndryshme kanë dakë në konkluzion se njerëzit që përjetojnë ndjenja të tilla kanë më shumë nevojë për kontakt fizik me dikë.
Përqafimi mund të ulë mundësinë për sëmundje
Një studim u krye në SHBA ku njerëzit që merrnin mbështetje sociale dhe përqafime mund të jenë më shumë të mbrojtur nga infeksionet. Në të morën pjesë 404 të rritur të shëndetshëm dhe pasi morën përqafime, ata u ekspozuan ndaj një virusi të zakonshëm të ftohjes dhe më pas u monitoruan për shenja të sëmundjes. Rezultatet treguan se mbështetja sociale dhe përqafimet reduktuan rrezikun e infektimit.
Prekja fizike mund të përmirësojë shëndetin e zemrës
Sipas një tjetër studimi, përqafimet mund të kenë përfitime të rëndësishme për zemrën tek njerëzit. Studiuesit ndanë një grup prej 200 personash në 2 grupe. Në të parën, çiftet duhej të mbanin duart për 10 minuta duke parë një video romantike dhe më pas të përqafoheshin për 20 sekonda, dhe grupi i dytë duhej të ulej në heshtje pa u prekur për 10 minuta e 20 sekonda. Rezultatet treguan se njerëzit në grupin e “të dashuruarve” treguan ulje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut.
Prekja mund të zvogëlojë dhimbjen fizike
Të qenit në kontakt fizik nga një person i dashur nuk do t’ju ofrojë vetëm përfitime psikologjike, por edhe fiziologjike. Sipas një studimi, përqafimi me dikë që e doni mund të lehtësojë dhimbjen. 22 çifte u vëzhguan ndërsa merrnin pjesë në teste, duke përsëritur përvojën e të qenit në një dhomë lindjeje. Kur partnerët meshkuj i mbanin duart partnereve të tyre që ishin në procesin e lindjes dhimbja u zvogëlua.
Sa përqafime na duhen për qenë të lumtur dhe të shëndetshëm?
Sipas një terapisteje familjare, Virginia Satir, ekziston një formulë e thjeshtë. 4 përqafime në ditë janë për mbijetesë. 8 përqafime në ditë janë për mirëmbajtje. Dhe 12 përqafime në ditë janë për rritje. Përqafimet nuk kanë efekte negative, ndërsa të mirat që të japin janë shumë të rëndësishme.