
65 vite karrierë, ja stjuardesa më e vjetër në botë
86 vite mbi supe, 65 duke u shërbyer pasagjerëve në avionë.
Është Bette Nash, e cila mban rekordin Guinnes si stjuardesa më jetëgjatë e historisë.
“Doja të isha stjuardesë që herën e parë që hipa në një avion. Isha 16 vjeçe dhe u mahnita kur pashë stjuardesën që kaloi pranë meje. Ishte momenti kur i thashë vetes se ajo ishte puna që doja të bëja.”- u shpreh ajo për CNN.
Karriera e saj nisi kur ishte 21 vjeçe, në vitin 1957.
Stjuardesa historike tregoi se i pëlqen shumë të bëjë rrugë të njëjta, mënyrë kjo që e ndihmon të njihet me pasagjerët.
“Unë kam dëshirë t’i njoh pasagjerët dhe të bësh të njëjtën rrugë, të ndihmon të rastisësh të njëjtit njerëz”- shtoi ajo.
Ajo mund të zgjedhë çdo rrugë që dëshiron, por në pjesën më të madhe të kohës në karrierën e saj, ajo i ka qëndruar rrugës dhe për pjesën më të madhe të karrierës së saj ka qenë besnike ndaj anijes New York-Washington-Boston.
Nash preferon këtë rrugë, sepse thotë se kjo e lejon atë të jetë në shtëpi çdo natë me djalin e saj me aftësi të kufizuara, për të cilin ajo vazhdon të kujdeset edhe sot e kësaj dite.
Në planet e ardhshme të Bette Nash nuk është pensioni.
“Ndonjëherë e mendoj që të tërhiqem, por sa herë që vij në punë, ndërroj mendje.”
Pasioni i saj për punën e ka mbajtur të karikuar për 65 vite me radhë, që dukshëm nuk ka as një fund në horizont.