
648 milje me një karikim të vetëm, makina më e re që “rivalizon” Teslan
Marka e famshme gjermane Mercedes-Benz ka zbuluar për publikun makinën e re tërësisht elektrike, “Vision EQXX”.
Makina e re elektrike ka fuqinë të arrijë deri në 648 milje udhëtim me një karikim të vetëm.
Vision EQXX është konceptuar të punojë me anë të energjisë diellore. Automjeti pritet të testohet në rrugë gjatë pranverës.
Në ditët e sotme Lucid mund të udhëtojë deri në 520 milje, ndërsa Tesla 402 milje me një karikim të vetëm.