Si do jetë “fati” i Shqipërisë në Kampionatin Europian? Kafshët bëjnë parashikimin

Krijesa të ndryshme janë përdorur për të bërë parashikime të ndeshjeve të ndryshme, si oktapodi në Kampionate Botërore apo mace në kampionate të tjera.

Por edhe Europiani që nis pas pak ditësh, më të gjitha ndeshjet që transmetohen në Tibo, nuk mund të zhvillohet pa këtë traditë.

Në TikTok është kthyer në virale një video e një ferme, pronari i së cilës e ka lënë në dorë të kafshëve të zgjedhin dy skuadrat qe do kualifikohen për secilin grup.

Dhe sa i përket grupit B ku ndodhet Kombëtarja, pulat kanë vendosur për Shqipërinë dhe Spanjën duke mos preferuar skuadrat e Italisë dhe Kroacisë.

Në fund të fundit, gjithçka mund të ndodhë në futboll dhe do të jetë fusha, lojtarët, pak fat por edhe bashkëpunimi mes lojtarëve që do të tregojë ecurinë e secilës skuadër.

Kujtojmë se të 51 ndeshjet e Kampionatit Europian do të ndiqen live në Tibo, pas marrëveshjes së suksesshme të arritur mes Tring, Tibo dhe Klan.

Videoja e publikuar në Tv Klan.

Arrihet marrëveshja, TIBO, Tring dhe Klan transmetojnë ndeshjet e Kampionatit Europian

Europiani 2024 në TIBO. Ja lojtarët që ka zgjedhur Sylvinho për Kampionatin