
616 milionë euro dëm ekonomik në buxhetin e 2021
Institucionet publike shkaktuan një dëm prej 616 milionë eurosh gjatë vitit 2021. Shifra u raportua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që thotë se 158 milionë euro ishin dëme ekonomike, ndërsa 458 milionë të ardhura të munguara si rezultat i keqadministrimit. Shkeljet u gjetën nga kontrolli i 205 institucioneve. Abuzimet ishin kryesisht në dogana, tatime, administrim pronash publike dhe në tenderë. Për këtë KLSH ka paditur 62 zyrtarë në prokurori.
Ky është viti i dytë që KLSH konstaton qindra milionë euro abuzime në fondet publike. Për vitin 2020 ajo raportoi një dëm prej 712 milionë eurosh.