
60% e fëmijëve kanë probleme me shikimin
Fillimi i vitit të ri shkollor nxjerr në pah problemet e fëmijëve me sytë, pasi qëndrojnë me kohë të zgjatur në telefon, Ipad apo para kompjuterit.
Afro 60% e fëmijëve që kanë bërë vizita të syve kanë rezultuar me probleme me shikimin.
Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë kërkon një kontroll të syve tek okulisti, qe shume fëmijë për neglizhencë të prindit e kanë për herë të parë vizitën, ndonëse kontrolli duhet bërë çdo gjashtë muaj.
Mjekët okulistë thonë se është një luftë e madhe që duhet bërë për të shmangur përdorimin e telefonit nga fëmijët e vegjë dhe të ngulitet kultura e kontrollit të syve.
*TiboNews