6 shenjat e horoskopit që e ‘lodhin’ më shumë trurin me mendime

A mund të jetë shenja e horoskopit arsyeja që e keni të pamundur të ‘fikni’ trurin të paktën gjatë natës, të relaksioheni, të bëni një gjumë të qetë e të mos ‘torturoheni’ me një lumë mendimesh?
Për ata që besojnë, përdorimi i astrologjisë si një udhëzues është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë jo vetëm këshillat më të mira në formën e horoskopit, por gjithashtu ju ndihmon të mësoni më shumë për personalitetin tuaj. Dhe nëse nuk mund ta qetësoni mendjen, duke u shqetësuar për të kaluarën dhe duke menduar shumë në tërësi, yjet po përpiqen t’ju thonë diçka.
Nuk është se nuk keni provuar lloj-lloj gjërash për të qetësuar mendjen; shëtitjet e gjata, meditimi, Pilates dhe terapia ndihmojnë, por nuk ju pengojnë të analizoni gjithçka.
Një pjesë e arsyes se pse jeni ‘gatuar’ ashtu siç jeni është sepse keni aq frikë nga dështimi saqë ndërmerrni të gjitha hapat mendorë që mundeni për ta shmangur atë. Fatkeqësisht, ju mungon përvoja e të mësuarit që vjen nga kryerja e gabimeve dhe përfundoni duke hamendësuar. Është e vështirë për ju të vlerësoni atë që ndodh në të tashmen, sepse mendja juaj është gjithmonë në garë përpara drejt skenarit tjetër të rastit më të keq.
Mendimet e tepërta iu bëjnë me dhimbje koke, rrjedhimisht dhimbje trupi, pasi trupi kërkon të qetësohet por mendja nuk e lë të realizohet ky proces. Por fundja a është keq të jesh ‘Overthinker’?
Zbuloni shenjat që mendojnë më shumë dhe çfarë ndodh në trurin e tyre, nga më pak tek më shumë ‘Overthinker’.

Ujori:

Mendja e ujorit është e mbushur gjithmonë me ide të reja dhe zgjidhje për problemet e vjetra kështu që kur ata kuptojnë diçka, priren të emocionohen shumë dhe nuk mund të mos ndalojnë së menduari për të. Më pas zgjidhja çon në pyetje dhe probleme të tjera që kërkojnë përgjigje, ndaj edhe Ujori duhet të mendojë për këtë. Plus, gjithsesi ata janë shumë kreativë dhe mendja e tyre gjithmonë vjen me ide të rastësishme që gjithashtu degëzohen në drejtime të ndryshme. Është një cikël krijues i pafundëm…

Virgjëresha

Virgjëreshat adhurojnë të kërkonë informacion dhe interneti iu ofron orë e orë të tëra informacioni. Sapo një Virgjëreshë fillon të shikojë video në YouTube ose të hulumtojë ndonjë temë të re, ajo nuk mund të largohet nga ekrani. Ata përfshihen aq shumë në mbledhjen e informacionit saqë nuk e kuptojnë se koha e gjumit ka ardhur dhe ka ikur.
Ata thjesht duhet të kërkojnë një tutorial, por pastaj ka një tjetër. Në fund, ata mund të kenë një aftësi ose talent të ri, por janë aq të lidhur sa nuk mund ta stakojnë mendjen, pavarësisht se si përpiqen.

Binjakët

Ndodhin shumë gjëra në trurin e Binjakëve. Ata mendojnë shumë dhe duan t’i ndajnë me entuziazëm ato mendime me njerëzit e tjerë dhe duan që ata njerëz të angazhohen me ta. Binjakët mendojnë për atë që do të thonë, çfarë kanë thënë në të kaluarën dhe çfarë duan të arrijnë. Binjakët i urrejnë përgjigjet me një fjalë sepse duan të jenë në gjendje të thellohen dhe të bëjnë të njëjtën gjë edhe partneri i tyre bashkëbisedues. Ata priren t’i bëjnë gjërat më të komplikuara sesa janë. Jo shumë ndryshe nga mënyra se si Binjakët bisedojnë, truri i tyre duket se nuk pushon kurrë.

Shigjetari

Është shumë e vështirë për një shigjetar që të marrë një vendim, ta ezaurojë atë vendim me mendime dhe të ndihet mirë në fund. Ata kanë tendencën për të gjetur shumë informacion para se të marrin atë vendim. Ata marrin parasysh dështimin, të gjitha mënyrat, dhe kur veprojnë janë gati të pendohen.
Nëse duan të rezervojnë një udhëtim, ata i studiojnë të gjitha, edhe përfitimet por edhe të këqijat e udhëtimit si shpenzimet, vendet që do vizitojnë, dhe në fund fare mendja e tyre pushtohet nga pyetja: A ia vlen të rezervoj për këtë udhëtim?

Bricjapi

Nëse Bricjapët do të ndërmarrin veprime, ata duan të sigurohen që gjithçka të jetë në vendin e duhur për ta bërë këtë. Kjo kërkon shumë planifikim dhe konsideratë. Problemi është se pritja për kohën e përsosur mund të mos vijë kurrë dhe përfundojnë në një lloj harresë joaktive. Bricjapët mund të fiksohen në detajet më të vogla dhe nëse gjëja më e vogël është e gabuar, mund të hedhin poshtë gjithçka. Bricjapi shpenzon shumë kohë duke planifikuar, në vend që të marrë shansin dhe thjesht të veprojë.

Akrepi

Akrepët janë shumë të thellë si natyrë dhe kanë prirje për të gjetur kuptimin e gjithçkaje. Nëse eprori i tyre i përgëzon për punën, në mendjen e tyre lindin dyshimet: E tha me ironi, me sarkazëm, i ka pëlqyer vërtetë puna ime apo të pres se çfarë kërkese do të sjellë më vonë?
Nëse shkojnë për të parë një shtëpi, dhe pronari i ofron kekun e preferuar, ata mendojnë se mund të jetë një shenjë nga universi. Apo duhet të presë se kjo shtëpi mund të ketë një histori që po tentohet të mbulohet me një kek? Siç e kuptoni, akrepët mund të konsumohen duke analizuar gjithçka që ndodh në jetën e tyre. Vështirë që gjërat të kalojnë pa u dalluar nga akrepi. Natyra e tyre kërkon shumë fuqi të trurit dhe shumë kohë, pra jo çdokush mund të jetë akrep.

*Tibo News