6 mite që NUK duhet t’i dëgjoni

Mund të kemi dëgjuar dikë të thotë se djegiet mund t’i trajtoni me pastë dhëmbësh ose se mund të thithni helmin nga një pickim. Sado të vërteta të duken këto metoda popullore, ato nuk mbështeten nga shkenca, por madje mund të jenë të dëmshme.

1. Si të shpëtoni në mënyrë të sigurt nga qentë kërcënues?

Arsyet pse një qen mund të sulmojë nuk janë gjithymonë të qarta. Por ajo që duhet të dini është se përpjekja për të kërcënuar qenin duke i bërtitur ose duke e shkelmuar nuk është kurrë një ide e mirë pasi kjo thjesht do ta zemërojë atë. As nuk duhet të përpiqeni të ikni sepse, me shumë mundësi, do t’ju ndjekë.

Çfarë duhet të bëni: Nëse keni veshur një xhaketë ose një pallto, hiqeni dhe vendoseni mbi kafshën. Ju do të arrini të shpëtoni duke e shpërqendruar atë. Nëse ka më shumë se një qen, përpiquni të qëndroni përballë një muri që mbron zonat tuaja vitale: fytyrën, gjoksin dhe fytin. Në këtë mënyrë ata nuk do të jenë në gjendje t’ju rrethojnë.

Më e rëndësishmja: MOS i ngacmoni kurrë!

2. Si të ndihmoni në shërimin e një plage?

Na kanë këshilluar keq për mrekullitë që mund të bëjnë pomadat e ndryshme nëse keni një plagë. Sigurohuni që të mos prisni shumë përpara se të konsultoheni me mjekun tuaj nëse mendoni se plaga është e thellë apo mund të ketë papastërti në të që mund ta infektojë.

Çfarë duhet të bëni: Ndonjëherë zgjidhja më e thjeshtë është ajo e duhura. Pastroni plagën me ujë të ftohtë dhe sapun pa aromë. Kur të jetë tharë, vendosni një fashë të pastër dhe të jodizuar mbi të.

3. Si të përballeni me ndërprerjejen e energjisë?

Këto lloj ngjarjesh zakonisht na kapin në befasi. Mos u bëni “hero” dhe të përpiqeni ta rregulloni vetë problemin. Prekja e çdo linje elektrike të rrëzuar mund të shkaktojë goditje elektrike. Gjithashtu, ndezja e qirinjve është e shekullit të kaluar. Ju mund të përfundoni me ndonjë zjarr të padëshiruar dhe për më tepër, nuk ofrojnë dritë mjaftueshëm.

Çfarë duhet të bëni: Jini gjithmonë gati paraprakisht për këto lloj emergjencash duke krijuar një plan emergjence. Sigurohuni me furnizime të dobishme si elektrik dore dhe shishe uji dhe sigurohuni që familja juaj të dijë se ku i mbani ato. Ju gjithashtu mund të investoni në një gjenerator në mënyrë që pajisjet më të rëndësishme të vazhdojnë të punojnë derisa të kthehet energjia.

4. Si të trejtoni djegiet?

Ky dëmtimi i lëkurës mund të çojë në pasoja të rënda nëse nuk merren masa të menjëhershme. Gjithsesi, kini kujdes për mënyrën se si e trajtoni plagën. Vendosja e gjalpit, uthullës, vezës ose një copë mishi të ngrirë mbi plagë mund të rrisë rrezikun e infeksionit. Është më mirë t’i mbani ato përbërës për vaktin tuaj të ardhshëm meqë do të jeni të sëmurë.

Çfarë duhet të bëni: Fillimisht duhet ta zhytni plagën në ujë të ftohtë. Nëse nuk ka nevojë për kujdes mjekësor, mund të provoni të përdorni vazelinë 2 – 3 herë në ditë. Më pas, mbulojeni atë zonë me një fashë. Mos harroni se kurrë nuk duhet të ngacmoni ndonjë flluskë që mund të shfaqet dhe mos harroni ta mbroni gjithmonë lëkurën nga dielli.

5. Si të trembni dikë që ju ndjek?

Nëse vini re se dikush po ju ndjek, ka shumë të ngjarë gjasa se do të ndjekë ritimin e të ecurit tuaj. Sulmuesi mund të përpiqet të hyjë në shtëpi direkt pas jush. Nëse jo, ata patjetër do ta dinë adresën tuaj dhe mund të kthehen dhe t’ju kapin në befasi.

Çfarë duhet të bëni: Së pari, sigurohuni që personi po ju ndjek me të vertetë. Provoni të kaloni rrugën ose të bëni kthesa të ndryshme për të parë nëse ai/ata janë ende pas jush. Nëse janë, atëherë përpiquni të qëndroni të qetë dhe drejtohuni drejt një zone të mbushur me njerëz, si p.sh.: kafene apo shesh. Ju gjithashtu mund të bërtisni nëse ndiheni në rrezik në mënyrë që të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve.

6. Si të qëndroni të sigurt në rrugë në dimër?

Edhe për shoferët më me përvojë, kushtet e rrugës gjatë muajve të ashpër të dimrit mund të jenë një sfidë. Shumë besojnë se shfryrja e gomave bën mrekulli në rrugët e akullta, por ky është një mit urban. Në fakt mund të çojë në drejtim të vështirë dhe ju nuk do të jeni në gjendje të gërmoni rrugën tuaj nëpër dëborë siç do të bënit kur gomat janë të fryra.

Çfarë duhet të bëni: Mos harroni të bëni një kontroll të plotë të makinës suaj për të garantuar se është e sigurt në borë. Merrni zinxhirë për të gjitha gomat tuaja ose nëse jetoni në një qytet me borë, mbajini përherë me vete. Po ashtu mbani në bagazh një qese me rërë ose kripë dhe një çantë të ndihmës së shpejtë.