
6 detajet që do t’ju bëjnë të dukeni disa vite më të rinj
Koha fluturon, por ne mund “ta kthejmë” nëse ecim në mënyrën e duhur.
Përveç stilit të një jetese të shëndetshme, ekzistojnë edhe truqe qe nuk mund t’ju shkojnë në mend, që ju bëjnë të dukeni më të rinj se mosha juaj reale.
- Xhinset
Xhinset, sidomos ato të grisurat, ju bëjnë të dukeni të rinj dhe si njerëz që ndiqni modën.
Ato lëshojnë një atmosferë që ju bëjnë të dukeni më pak serioze dhe zyrtare.
Përveç kësaj, ato gjithashtu ju bëjnë të dukeni më të gjatë dhe më të hollë.
- Baluket
Baluket ndryshojnë plotësisht lojën kur bëhet fjalë për të fshehur moshën tuaj. Ato fshehin në mënyrë të përkryer rrudhat e ballit dhe kornizojnë fytyrën tuaj.
Ato gjithashtu e bëjnë fytyrën tuaj të duket më e vogël.
Është e lehtë t’i “përshtatsi” balluket sipas nevojave tuaja.
Balluket e ndara ose të gjata i përshtaten të gjitha formave të fytyrës.
Balluket këndore konturojnë fytyrën tuaj dhe ato anësore zbutin tiparet e fytyrës.
- Atlete të bardha
Atletet e bardha janë perfekte kur vjen puna për të krijuar një pamje rinore.
Një avantazh tjetër është se është e lehtë t’i kombinoni ato me rroba dhe pavarësisht sa vjeç jeni, gjithmonë do të dukeni shkëlqyeshëm.
Mund t’i vishni me xhinse, fustane, funde, dollakë dhe çdo gjë tjetër që keni në gardërobë.
- Buzëkuqi i kuq
Një studim zbuloi se mbajtja e buzëkuqit të kuq rrit kontrastin midis tipareve të fytyrës.
Me kalimin e viteve ngjyra e buzëve dhe tipareve zbehet, por për fat të mirë, këtë mund ta korigjojmë më një buzëkuq të kuq.
- Prerja e flokëve me volum
Flokët tanë hollohen me kalimin e kohës dhe thjesht prerja e disa centimetrave shton më shumë volum. Ajo prerje ngre mollëzat tuaja dhe e bën nofullën tuaj të duket më e lartë.
Flokët e shkurtra e bëjnë fytyrën e hollë të duket ovale dhe femrat mbi 50 vjeç duhet të bëjnë prerje flokësh shumë të shkurtra.
- Vetullat e trasha
Vetullat e holla nuk bëjnë ndonjë kontrast të fytyrës, madje ju bëjnë të dukeni të venitur dhe të lodhur. Vetullat më të plota e bëjnë fytyrën tuaj të duket e freskët dhe e re.