6 arsye të mundshme shkencore për fantazmat

Shumë njerëz besojnë tek fantazmat, por a mund të ketë shpjegime shkencore për disa nga përvojat tona paranormale?

Nëse beson tek fantazmat, nuk je i vetëm. Rreth 45 % e amerikanëve besojnë tek fantazmat dhe 18 % shkojnë më larg duke thënë se kanë patur kontakt të paktën një herë në jetën e tyre me një fantazmë.

Sidomos ata që mbajnë kafshë shtëpiake thonë se e kanë ndjerë prezencën e një fantazme në shtëpi dhe qeni nuk ka mundur të lehë në një kënd të caktuar të shtëpisë.

Por çfarë na bën ne të ndihemi sikur jemi në prani të një shpirti të mbinatyrshëm? A ka shpjegime të mundshme shkencore për atë ndjesi shpimi gjilpërash në pjesën e pasme të qafës dhe ndjenjën e papritur të shqetësimit pa ndonjë arsye të logjikshme.

Shkencëtarët janë 6 shpjegime të mundshme për ndjesinë e një ngjarje paranormale që bazohet tek shkenca dhe jo tek vetë fenomenet e mbinatyrshme.

-Mendon se po ndodh diçka e mbinatyrshme kur dëgjon një zë me frekuencë ndryshe, që shkaktohet edhe nga objektet në shtëpi, hapësirat.

– Prania e myshkut përreth mureve. Ka mbetur si mit që në kohën e lashtë se myku tregon një shtëpi të mallkuar. Por myku brenda shtëpive shkaktohet nga niveli i lagështirës.

-Helmimi me monoksid karboni, prania e monoksidit të karbonit në shtëpi shkakton haluçinacione, të përziera, shikim të turbullt dhe tike muskulore.

-Duam vetë të besojmë tek diçka e panjohur.

-Dikush tjetër iu ka treguar se beson në këto ndodhi.

-Ne edhe ‘kënaqemi’ duke u frikësuar.

*Tibo News