
Prishet miqësia mes Beckham’s, Meghan dhe Harry
Mes këtyre çifteve duket se ka një përçarje ‘mbretërore’.
David dhe Victoria Beckham, miq të vjetër të Princit Harry dhe Meghan Markle, dyshohet se janë akuzuar për nxjerrje të sekreteve në lidhje me ish dukën dhe dukeshën e Suessex.
Tani, miqësia e tyre ka përfunduar, sipas një burimi anonim.
Burime pranë dy familjeve treguan për The Mail se David është “tejet i zemëruar” pasi akuzat supozohet se u përhapën gjatë një telefonate të tensionuar mes çifteve, ku Harry dhe Meghan kanë akuzuar David dhe Victoria-n.
Çifti Beckham ishte i pranishëm në dasmën e çiftit mbretëror në vitin 2018 dhe ishin “shumë mbështetës” për ardhjen e Meghan në Britani.
Në vazhdën e zënkës mes tyre dhe prishjes së miqësisë, Meghan me sa duket ka zëvendësuar një Victoria me një tjetër: Victoria Jackson, një manjate kozmetike dhe fqinje e çiftit në Montecito, Kaliforni.
Meghan ka patur shumë shoqe të tjera dhe fqinje si Katy Perry, por duket se ka zgjedhur të mbajë më afër ato që e kanë mbrojtur më shumë.