Parashikimi i motit, temperaturat deri në 42 gradë Celsius

Sipas MeteoAlb: Dita e premte, dita më e nxehtë e kësaj vale ku termometri do të ngjitet deri në 42 gradë C në zona të izoluara në Qarqet; Elbasan dhe Berat. Përsa i përket motit, do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41- 42°C.