
54 të vdekur nga përmbytjet në Azinë Jugore
Më shumë se nëntë milionë njerëz në Indinë verilindore dhe Bangladesh kanë mbetur të izoluar pas reshjeve më të dendura në vite duke vrarë të paktën 54 njerëz në të gjithë rajonin.
Autoritetet u përpoqën të ofrojnë ndihmë të hënën pasi shirat e musonit në ultësirën e Bangladeshit shkaktuan përmbytje katastrofike.
Zyrtarët në vend e quajtën përmbytjen më të keqen në 122 vitet e fundit, duke lënë një të katërtën e popullsisë së saj të bllokuar mes ujërave të lumenjve të fryrë.
Azia Jugore ka përjetuar rritje të motit ekstrem vitet e fundit, duke shkaktuar dëme në shkallë të gjerë.