54 milionë automjete elektrike deri në vitin 2030

Kompanitë më të mëdha të automjeteve në botë do të shpenzojnë rreth 1.2 trilion dollarë deri në vitin 2030 për bateri dhe lëndë  të para mbi prodhimin e  makinave elektrike.

Në parashikimet paraprake pritet që deri në vitin 2030 të ndërtohen  rreth 54 milionë automjete me bateri elektrike.

Tesla, kompania e  Elon Musk mban kreun deri më tani pasi parashikon të nxjerrë në treg 20 milionë automjete elektrik.

Sipas raporteve të deri tanishme në planin e  investimeve janë edhe kompani të tilla si Volkswagen me 100 miliardë dollarë, Toyota me 75 milionë dollarë, Ford me 50 milionë dollarë, Mercedes Benz  me 47 milionë dollarë dhe BMW me të paktën 35 milionë dollarë  .

Në krahasim me vlerësimet e mëparshme kjo shifër investimi llogaritet si dyfishi i shumës krahasuar me një vit më parë .

Automjetet Elektrike janë kthyer në një trend në vendet perëndimore dhe jo vetëm si një alternativë ekologjike dhe më efikase për të udhëtuar .