
Parashikimi i motit, reshje shiu dhe temperatura të larta
Sipas MeteoAlb: Prezenca prej shumë ditësh e masave ajore të paqëndrueshme do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar ku orët e paradites megjithëse nisin me kthjellime
dhe vranësira të lehta ndërsa mesdita dhe pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qënder, nuk përjashtohen edhe mundësitë e breshërit në zonat Verilindore. Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet ndërpreje e reshjeve në territor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.