Anthony Hopkins tregon filmin më kot që ka luajtur

Aktori veteran, 85 vjeç, foli për përvojën e tij duke punuar në filmat ‘Thor’, pasi luajti Mbretin Odin të Asgard.

Sir Anthony Hopkins duket se nuk e pa dobinë për t’i dhënë gjithçka filmave të Thor.

Aktori veteran fitues i Oskarit, 85 vjeç, iu referua qëndrimit të tij të paraqitjes si Mbreti Odin i Asgard në Thor, si “aktrim të pakuptimtë”, pasi kaloi pjesën më të madhe të kohës para një ekrani të gjelbër.

Hopkins, i cili luajti në Thor (lancuar në 2011), Thor: Dark World (2013) dhe Thor: Ragnarok (2017), diskutoi përvojën e tij të filmimit ndërsa foli me The New Yorker për ndikimin e Marvel Cinematic Universe (MCU) në Hollywood.

“Më futën në parzmore; ata më vendosën një mjekër”, tha Hopkins duke shtuar:

“Roli im ishte; në fron, bërtit pak. Nëse je ulur para një ekrani të gjelbër, është e kotë ta bësh atë.”

Komentet e Hopkins për procesin e krijimit të filmit Marvel ndjekin ato të bëra nga Christian Bale vitin e kaluar.