Temperaturat arrijnë në 28 gradë C! Pasditja sjell stuhi breshëri në disa vende

Sipas MeteoAlb: Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin Shqiptar; duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites por orët e padites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vëndin, më të dukshme në Qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.