
Horoskopi i muajit Maj
Ky muaj që do jetë padyshim i ngrohtë ofron mundësi të shkëlqyera.
Por nëse po kalon në disa vështirësi, është një muaj që sipas astrologëve kërkon pushim dhe relaks, pra me pak fjalë, mos punoni me aq vrull!
Datat më të rëndësishme të muajit:
• 1 maj: Stacionet e Plutonit janë retrogradë në Ujor në 0°
• 5 maj: Eklipsi Penumbral Hënor në Akrep me 14°
• 7 maj: Venusi hyn në Gaforre
• 14 maj: Stacionet e Mërkurit drejtohen tek Demi në 5°
• 16 maj: Jupiteri hyn në Dem
• 19 maj: Hëna e re në Dem në 28°
• 20 maj: Marsi hyn në Luan
• 21 maj: Dielli hyn te Binjakët
Dashi
21 mars – 19 prill
Analizoni me kujdes shpenzimet që bëni, pasi mund të tregoheni pak më bujarë sesa duhet. Ose të paktën shpenzoni këtë muaj por vetëm për veten tuaj. Është periudhë e shkëlqyer për të menduar mbi vlerat e të mirave materiale, sepse kjo ndikon në mënyrën tuaj sesi lidheni me paratë në përgjithësi. Dhe nga ana tjetër, reflekton edhe ndjesitë tuaja dhe vetëvlerësimin.
Demi
20 prill – 20 maj
Ka një fokus të rëndësishëm në shëndetin tuaj këtë muaj dhe nëse keni pasur një fillim të vështirë, mos u shqetësoni. Pasi në mes të muajit, shumë nga çështjet me të cilat po përballeni, do të fillojnë të tregojnë potencial për zgjidhje. Mjekësia është tema kryesore ndërsa jeni në një udhëtim për të kuptuar se çfarë do të thotë shërimi për ju, veçanërisht kur përjetoni ndryshime monumentale në atë që ju jeni.
Binjakët
21 maj – 21 qershor
Nëse ndiheni të qetë këtë kohë të vitit, patjetër që po ‘kapni’ atmosferën e kozmosit. Ky muaj do të shërbejë për të vendosur mbi disa çështje të rëndësishme. Por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të dilni dhe të argëtoheni. Por nëse nuk jeni të prirur për një kohë të zhurmshme dhe ekstroverte, jepini vetes hapësirën për të pasur një vetmi kuptimplotë. Kjo mënyrë mund të ofrojë gjithashtu një lloj tjetër kënaqësie që ju sjell më afër vetes ndërsa shijoni një muaj tjetër të jetës.
Gaforrja
22 qershor – 22 korrik
Pranvera e këtij muaji është një mundësi e shkëlqyer për t’u shfaqur dhe treguar! Ju mund të filloni të ndjeni dëshirën të dilni nga guaska e rehatisë duke u përpjekur në botën e madhe për të kaluar pak kohë me njerëzit. Ju gjithashtu mund të ndjeni nevojën për të stolisur veten me gjithçka dhe gjithçka që ju bën të ndiheni të bukur. Në fakt, ky është një muaj i të menduarit për marrëdhënien tuaj me të bukurën, në të gjitha kontekstet.
Luani
23 korrik- 22 gusht
Pritet të kaloni gjysmën e parë të muajit duke finalizuar detajet e çdo projekti që po planifikoni të nisni – nga mesi i muajit dhe në vazhdim do jetëq finalizimi i një pune të shkëlqyer për t’u ndarë publikisht. Nëse nuk keni domosdoshmërisht diçka publike për të ndarë, është ende koha për të menduar për marrëdhënien tuaj me dukshmërinë. Si ju shohin njerëzit në jetën tuaj? Cilat pjesë të vetes ndani me botën dhe pse? Nëse ndiheni veçanërisht të keqkuptuar, kjo është koha për të reflektuar.
Virgjëresha
23 gusht- 22shtator
Ju ka të ngjarë të jeni një person i zënë këtë muaj, ndoshta duke udhëtuar dhe duke eksploruar në vende të reja ose duke vizituar miq nga vendet e largëta. Por edhe nëse jeni të ‘ngecur’ në shtëpi, merrni mundimin të bëni apo të provoni disa gjëra të reja sepse keni nevojë për aventura unike dhe të veçanta. Bëhuni kreativë. Nëse jeni në gjendje, kjo është një kohë e mirë për t’u kënaqur dhe për të trajtuar mirë veten, veçanërisht nëse kjo do të thotë të jeni më afër njerëzve që ju mungojnë më shumë.
Peshorja
23 shtator- 22tetor
Mos e anuloni takimin tuaj me terapistin. Ose nëse nuk jeni në terapi, do të ishte mirë të flisni me dikë që keni besim, i cili mund t’ju ndihmojë të përpunoni mendimet dhe ndjenjat tuaja. Është e rëndësishme të merrni mendime të ndryshme që edhe ju vetë të kuptoni dhe të analizoni më mirë përvojat tuaja. Në çdo rast, mos u tregoni aq të ashpër me veten dhe përpiquni të gjeni mendjelehtësinë në momente të caktuara të jetës suaj.
Akrepi
23 tetor- 21 nëntor
Nëse po ndjeni një ndryshim të rëndësishëm, keni plotësisht të drejtë pasi eklipsi hënor këtë muaj ndodh në shenjën tuaj. Çfarë do të thotë kjo është se ndjenja juaj e vetvetes dhe marrëdhënia juaj me trupin tuaj po kalon nëpër disa transformime të mëdha që janë duke u zhvilluar për një kohë tashmë. Ju mund të filloni të shihni një kulm të përpjekjeve tuaja. Por mos harroni të tregoheni të sjellshëm me veten tuaj. Shpesh pikëllimi pasohet nga ndryshime kaq të mëdha. Duhet të kini besim se mund të fitoni gjithçka që ju nevojitet dhe më shumë.
Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor
Puna dhe përgjegjësitë e tjera ka të ngjarë të rriten këtë muaj. Ka një shans që rritja të jetë diçka për të cilën keni pritur prej kohësh. Fundja nuk ka asgjë si përmbushja e punës që mund t’ju mbajë të frymëzuar dhe plot qëllime. Vetëm mos harroni të mendoni edhe për pushimin dhe reklaksimin, të kaloni kohë me njerëzit më të dashur dhe të kujdeseni për trupin tuaj gjatë kësaj kohe të ngarkuar.
Bricjapi
22 dhjetor – 19 janar
Shtoni më shumë përvoja të këndshme në programin tuaj këtë muaj. Qoftë nëse kjo është kënaqësia në një natë romantike me këdo që doni, duke mbjellë lule në shtëpinë tuaj, apo duke zbukuruar shtëpinë. E keni të nevojshme të kaloni më shumë kohë në atë që ju bën të ndiheni të lumtur këtë pranverë. Mos e nënvlerësoni vlerën e një kohe të këndshme. Këto momente janë ato që i japin jetës suaj ‘spirancën’ që kërkoni. Bazojeni jetën tuaj në kënaqësi, jo vetëm në përgjegjësi.
Ujori
20 janar- 18 shkurt
Diçka po ndodh në frontin e shtëpisë. Mund të nënkuptojë se po fillon një lloj zgjerimi ose rritjeje. Ndoshta ka të bëjë me marrëdhënien tuaj me prindërit ose anëtarët e tjerë të familjes. Ndoshta më shumë nga prania juaj është e nevojshme në këtë kohë. Ose ndoshta ka të bëjë me shtëpinë tuaj të mirëfilltë, disa gjëra kanë nevojë për përmirësim ose rregullim. Mos u shqetësoni shumë për këtë, por nëse gjërat kanë qenë të paqarta ose të ngadalta, ato do të fillojnë të ecin përpara rreth mesit të muajit.
Peshqit
19 shkurt – 20 mars
Është koha për t’u bërë kreativ dhe për të sjellë më shumë harmoni dhe pozitivitet në rutinën tuaj të përditshme. Nëse ndiheni veçanërisht të mërzitur, mendoni për disa zgjidhje për t’u motivuar të jetoni një jetë të frymëzuar. Ndoshta ndryshimi i ngjyrës së murit ose ndryshimi i mobiljeve përreth është ajo që duhet të bëni si fillim. Hapësira mban shumë energji statike, kështu që lëvizini gjërat! Më e rëndësishmja, përpiquni të dilni më shumë dhe të shijoni rrezet e diellit, si dhe të eksploroni ambiente të reja përreth jush.
*Tibo News