Nuk e keni idenë sa kripë ka një fetë bukë

Nuk duam t’ju mërzisim, por e dini që një fetë buke e ngrenë që në mëngjes, përmban më shumë krisë se një pako patatina?

E shikoni që atëherë kur mendoni se zgjedhjet e ushqimeve i bëni me kujdes, në fakt mund të ndodhë e kundërta.

Sipas ekspertëve, krahasuar me një pako patatina, një fetë bukë është më e kripur dhe është burimi kryesor i kripës në dietën mesatare në Britani.

Studiuesit nga Action on Salt, një grup me bazë në Universitetin Queen Mary të Londrës, vlerësuan 242 bukë të prera në feta të gjetura në supermarketet në Britani.

Tre të katërtat e tyre kishin po aqose edhe më shumë kripë në secilën fetë sa një pako 25 gram patatina.

Feta me përmbajtjen më të lartë të kripës erdhi nga buka e bardhë Hovis me brumë fillestar, e cila përmbante 1,48 g kripë në çdo 100 g – gati tre herë më shumë se më e ulëta, e cila ishte buka me thekër Waitrose dhe buka me brumë kosi dhe grurë me 0,51 g për 100 gr.

Pra, nëse buka Hovis ka qenë gjithmonë e preferuar për aromën, tani me siguri britanikët e morën vesh përgjigjen.

Aktivistët duan të shohin objektivat e detyrueshëm të reduktimit të kripës të prezantuara nga qeveria, një sistem që ekziston tashmë në vende të tjera.

Shpresohet se kjo do të ulte numrin e vdekjeve publike nga goditjet në tru dhe sëmundjet e zemrës.

Graham MacGregor, profesor i mjekësisë kardiovaskulare në Universitetin Queen Mary dhe kryetar i Action on Salt, thotë: “Reduktimi i kripës është masa më ekonomike për të ulur presionin e gjakut dhe për të zvogëluar numrin e njerëzve që vdesin dhe vuajnë nga goditjet në tru dhe sëmundjet e zemrës”.

Ndërsa shumica e bukëve të testuara ranë nën objektivin maksimal të kripës për vitin 2024 prej 1,01 g për 100 g, aktivistët e quajnë këtë objektiv “shumë të lehtë”.

Zvogëlimi i përmbajtjes mesatare të kripës në bukë me 6% do të hiqte 926 tonë kripë nga dieta e Britanisë çdo vit – që është në të njëjtin nivel me 40 pako patate të skuqura të kripura.

*Tibo News