50 vite më vonë, takohen ish-gjimnazistët e shkollës së mesme teknologjike

Rinia është e lumtur, sepse ka aftësinë për të parë bukurinë. Kushdo që ruan aftësinë për të parë bukurinë, nuk do të plaket kurrë.
Kjo është ajo që të vjen në mendje në momentin që shikon këtë grup miqsh, që nëse nuk do kishe informacion mbi ta, nuk do ishe në gjendje të kuptoje se ata kanë dekada pa u parë dhe se mosha e tyre është fare pranë 70-ës.

Pas 50 vitesh janë takuar ish-gjimnazistët e shkollës së mesme teknologjike, duke dhënë shembullin se si miqësia e vërtetë i reziston kohës.

Mes emocioneve dhe mallit ata kujtuan vitet e bukura të asaj kohe. Disa prej tyre nuk ishin më, të tjerë emigracioni i kishte çuar larg, por ata bënë të mundur takimin, për të sjellë edhe një herë kujtimet e asaj kohe, që dukej se kishin mbetur ende të freskëta.