
5 zakonet tuaja që dëmtojnë fytyrën
1. Përdorimi i pastës së dhëmbëve për të tharë puçrrat: Kjo gjë vetëm sa do ta dëmtojë më shumë lëkuren duke shkaktuar irritim dhe djegje. Jo çdo këshillë e komshiut do të të bëjë mirë për fytyrën.
2. Përdorimi i limonit në lëkurë: Limoni e irriton dhe dëmton atë duke qenë se ka nivel të lartë aciditeti. Pehashi i limonit është i ulët (pH=2-3) duke e bërë atë shumë acid.
3. Përdorimi i uthullës për të zbardhur lëkurën: Uthulla e djeg barrierën mbrojtëse të saj. Madje nuk duhet të përdoret as në gatimet që i punojmë me dorë për shkak se ka veti të thajë së tepërmi lëkurën.
4. Eksfolimi me kafe dhe sodë: Ato e dehidratojnë shumë lëkurën dhe i largon yndyrat natyrale të saj. Kështu lëkura do të fillojë të krijojë së tepërmi yndyrë për shkak se ndjen mungesë dhe kjo gjë mund të rezultojë në akne.
5. Përdorimi i avujve për të hidratuar lëkurën: Një e mirë që duhet të ketë kufi. Koha e gjatë në avuj e largon yndyrën natyrale të lëkurës. Për këtë arsye trupin e ndjejmë të tendosur kur dalim nga një dush i gjatë dhe kjo gjë është edhe një nga shkaktarët e rrudhave.