5 ushqime çuditërisht të rrezikshme për ne

Ushqimi është një pjesë thelbësore e jetës sonë, por duhet gjithmonë të kemi kujdes me ato që konsumojmë. Një në 10 njerëz sëmuren çdo vit për shkak të ngrënies së ushqimit të kontaminuar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Disa ushqime janë më të ndjeshme ndaj ndotjes dhe kërkojnë përgatitje të kujdesshme, ndërsa të tjerat duhen shmangur fare. Ja disa ushqime me rreziqe të fshehura që ndoshta nuk na kishte shkuar kurrë mendja.

 

Salmon i kultivuar

Ka shumë debate nëse salmoni i kultivuar është i keq për shëndetin. Nga njëra anë, të gjithë peshqit me vaj përmbajnë yndyrna omega-3 që përmirësojnë shëndetin. Nga ana tjetër, salmoni i rritur në fermat e peshkut është konsideruar ushqim ‘toksik’ nga Shoqata e Konsumatorëve Organikë. Mishi priret të jetë më i yndyrshëm se ai i salmonit të kapur në egër dhe gjithashtu është zbuluar se përmban kimikate toksike potencialisht të dëmshme për shëndetin.

Specat djegës

Të gjithë kanë një nivel të ndryshëm tolerance kur bëhet fjalë për specate djegës. Megjithatë, specat djegës mund të shkaktojnë probleme të tjera përveç një ndjesi djegieje. Në disa raste, ngrënia e tyre mund të shkaktojë dhimbje barku, ngërçe dhe diarre, veçanërisht për ata që kanë sindromën e zorrës së irrituar.

Sushi

Është e rrallë që shijimi i sushit të shkaktojë ndonjë problem shëndetësor nëse nuk keni alergji. Por popullariteti i gjerë i pjatave të peshkut të papërpunuar ka përkuar me raportet e shtuara të sëmundjeve që lidhen me infeksionet me krimba. Ngrënia e peshkut të papërpunuar, të tymosur ose të ngrirë mund të shkaktojë dhimbje të forta barku dhe të vjella, megjithëse krimbi nuk mund të mbijetojë në zorrën e njeriut. Kuzhinierët e fmshëm të sushit janë të trajnuar për të gatuar peshkun e ngrirë në atë mënyrë që të vriten parazitët.

Guaskat e detit (oysters)

Ato mund të bartin baktere dhe viruse të dëmshme dhe të shkaktojnë vibriozë, një sëmundje simptomat e së cilës përfshijnë diarre, ngërçe, të vjella, ethe dhe të dridhura. Në SHBA, rreth 80 000 njerëz marrin vibriozë dhe 100 njerëz vdesin prej saj çdo vit. Ngrënia e guaskave të detit të gatuara mund të zvogëlojë më shumë rrezikun.

Kikirikët

Alergjitë e kikirikut janë ndër më të zakonshmet në botë, me një në çdo 200 njerëz që ka një reagim në disa popullata. Ndërsa shumica prej nesh e shijojnë gjalpin e kikirikut, pasojat për ata që kanë një alergji mund të jenë vdekjeprurëse. Ekspozimi më i vogël ndaj kikirikëve mund të shkaktojë që fyti të fryhet në masën që është e pamundur të marrësh frymë. Ata me alergji duhet të lexojnë gjithmonë me kujdes paketimin e ushqimit, të njoftojnë stafin e restorantit dhe të mbajnë barnat e nevojshme me vete.