
5 tendencat e modës pranverë 2022
Ndoshta jeni lodhur nga pandemi që dy pranverat e shkuara nuk na la t’i shijojmë siç duhet. Po ashtu, pas këtij dimri që me ngadalë po largohet, ne duhet të jemi gati të paketojmë palltot dhe ngjyrat e tyre të zbehura e të rifreskojmë gardërobën me shumë ngjyra.
Tashmë trendet e pranverës 2022 kanë filluar të kuptohen dhe këto janë 5 më kryesoret:
1. BELI I ULËT
Xhinset e larta mund të kenë dominuar veshjet tona për më shumë se një dekadë, por në pranverën e vitit 2022 gjërat do të bëhen shumë më të viteve 2000 sepse beli i ulët rikthehet.
2. FUNDET ME PALA
Një nga tendencat më të përdorshme që doli nga ky raund i pistave ishte fundi me pala. Përveç kësaj, për sa i përket pjesës tjetër nuk ka rëndësi. E printuar, e thjeshtë, shumëngjyrëshe, njëngjyrëshe, e kombinuar me thurje ose çfarëdo gjëje tjetër nuk është problem, për sa kohë që është e palosur.
3. NGJYRA E METALIT TË LËNGSHËM
Pranvera 2022 ju sugjeron të merrni shkëlqimin tuaj nëpërmjet ngjyrës së metalit të lëngshëm; një pamje shumë më delikate, më e rritur dhe bashkëkohore. Kryesisht, por jo gjithmonë, këto ngjyra janë të gjetura në ar dhe argjend.
4. “MË MIRË I TJEDUKSHËM”
Ndoshta ky është një trend që i përshtatet më së miri atyre që kërkojnë të argëtohen pasi kanë kaluar pjesën më të mirë të dy viteve pandemi të veshur me tuta. Pëlhurat super të tejdukshme do të kenë një moment të vërtetë nën diellin e pranverës, sigurisht gjithmonë kombinuar me modesti.
5. MINI & PRAP MINI
Këto janë mini-veshjet që modelet e viteve ’90 do të kishin qenë krenare t’i mbanin, mbi gjysmën e kofshës të ekspozuar dhe me pëlhura të derdhura sipër. Zgjidhni nuancat ose printimet sipas dëshirës, por veshjet duhet të jenë gjithmonë “mini”.