
5 shenjat si të dalloni një gënjeshtar
Pavarësisht nga biseda, njerëzit nuk mund të kontrollojnë gjithmonë mesazhin që përcjell nëpërmjet gjestikulacioneve dhe mimikave. Kuptimi i bazave të gjuhës së trupit mund t’ju ndihmojë të identifikoni “flamujt e kuq” përpara se t’i kushtoni kohën dhe përpjekjen tuaj një personi.
1. Shmangia e kontaktit me sy ose fërkimi i syve që të mos duken shumë të dyshimtë.
Lëvizja e syve nuk është gjithmonë një shenjë se dikush po gënjen. Por nëse vëreni se personi po shikon vazhdimisht nga ju me “bisht të syrit”, ai mund të jetë duke gënjyer. Gjithsesi, kini parasysh qe njerëzit zakonisht shikojnë poshtë kur përpiqen të kujtojnë diçka, por një gënjeshtar “profesionist” e njohin këtë teknikë dhe përpiqen të shmangin kontaktin me sy në radhë të parë.
2. Janë gjithmonë në telefon për të shmangur konfrontimin.
Nëse i shihni dikë që rri në telefon gjithë ditën në pritje apo ankth, kjo mund të tregojë se ai ka frikë nga konfrontimi ose shqetësohet nga një mesazh që mund të vijë.
3. Gënjeshtarët priren t’iu mbështesin në mendime
Nëse vëreni një ndryshim në gjestet e njerëzve dhe mënyrën se si përgjigjen ndaj pyetjeve tuaja, mund të jetë një shenjë se po fshehin diçka. Ndoshta ndihen fajtorë për atë që kanë bërë. Po ashtu kur gjatë një diskutimi dikush tenton t’iu prekë, mund të jetë një mënyrë manipulimi.
4. Krahë dhe këmbë të kryqëzuara për të tërhequr vëmendjen nga diskutimi
55% e bisedës sonë është joverbale, dhe krahët dhe këmbët janë pjesë e madhe e saj. Kryqëzimi i krahëve mund të nënkuptojë mbrojtje ose vetëmbrojtje, ndërsa kryqëzimi i këmbëve mund të tregojë siklet me dikë. Shenjat delikate si zgjerimi i tepërt i krahëve mund ta bëjnë gjithashtu një person të duket më manipulues dhe komandues.
5. Gjestet e tepërta me duar
Përdorimi i gjesteve të duarve është i mirë kur jeni duke folur me njerëz. Ai i ndihmon njerëzit të theksojnë pikat e tyre kryesore dhe i mban të tjerët të angazhuar në bisedë.
Në fakt, një hulumtim i kryer në vitin 2015 zbuloi se njerëzit që bëjnë gjeste duke përdorur të dyja duart ka të ngjarë të jenë gënjeshtarë. Përdorimi i tepërt i gjesteve të duarve e bën një person më pak të besueshëm dhe të furishëm. Kjo qëndron gjithashtu kur gjestet e tyre nuk përputhen me fjalët dhe mund të japin përshtypjen se nuk e dinë se çfarë thonë.