
5 shenja post-COVID për të cilat nuk flitet, por duhet
Në këtë pikë të pandemisë, simptomat e zakonshme të COVID-19 janë më se të njohura, por ka disa simptoma shumë alarmante që nuk marrin vëmendje kur duhet.
1. Disfunksioni erektil
Ka një kërkim në rritje që lidh COVID-19 me mosfunksionimin erektil, një studim tregon se burrat me virus kanë mbi tre herë më shumë gjasa të diagnostikohen me mosfunksion erektil sesa ata që nuk janë të sëmurë.
2. Problemet gastrointestinale afatgjata
Disa njerëz e gjejnë veten duke u marrë me probleme gastrointestinale për disa muaj edhe pas një rasti të lehtë të COVID-19 shumë mund të kenë humbje të oreksit dhe problemet e zorrëve si diarreja, e cila mund të vazhdojë për shumë gjatë.
3. Ndryshimet e personalitetit
Ekspertët po paralajmërojnë për ndryshime të rënda të personalitetit si një simptomë e një COVID-19 të gjatë. Një numër njerëzish dolën nga përvoja e sëmundjes me stres post-traumatik ose depresion.
4. Obeziteti
Për shkak se COVID-19 ndikon drejtpërdrejt në qelizat dhjamore, ka implikime afatgjata për njerëzit që janë mbipeshë ose obezë. Një studim tregon se mbipesha lidhet drejtpërdrejt me komplikimet e vazhdueshme.
5. IQ më e ulët
Ka prova që COVID-19 mund të bëjë që IQ të bjerë ndjeshëm. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi duket se virusi mund të ndikojë në njohjen tonë.