
5 sekrete për një marrëdhënie të lumtur
Për të patur një marrëdhënie sa më të mirë dhe të lumtur duhet të keni parasysh këto 5 sekrete.
Marrëdhëniet intime në rendin e ditës
Edhe nëse nuk e besoni, planifikimi i marrëdhënieve intime është më e mira që mund të bëni.
Sukseset e tua janë të tuat
Siç duket sekreti i vërtetë i një marrëdhënieje që funksionon është që të jesh i lumtur për tjetrin! Nëse tjetri është i suksesshëm, gëzimi për të është reagimi i vetëm i mundshëm.
Paratë nuk janë problem
E vetmja arsye që nuk janë është se të gjithë menaxhojnë të vetat! Marrëdhëniet që funksionojnë më mirë, sipas mendimit të shumë njerëzve që komentuan në sondazhin e BuzzFeed, janë ato ku partnerët kanë llogari të ndara.
Flini larg
Dihet se pozicioni në të cilin flini zbulon shumë për çiftin! Epo, me sa duket, nëse jeni çift i lumtur, duhet të keni mësuar të flini veçmas. Sigurisht, nëse marrëdhënia juaj është akoma e re do t’ju duket absurde, por pas 10 vitesh do të fillojë të duket si një bekim i vërtetë! Me sa duket, mos fjetja së bashku do ta bënte intimitetin edhe më emocionues dhe intrigues.
Mungesa e justifikuar
Çiftet më të afërta, me sa duket, përdorin disa “pasime” të caktuara për të marrë hapësirë individuale ose për t’i shpëtuar një detyre të pakëndshme.