AlbanianEnglish

5 “red flags” në karakterin tonë

Si fillim le të pranojmë se tek gjithsecili prej nesh ekzistojnë disa karakteristika jo dhe aq pozitive, jo vetëm te njerëzit e tjerë.

  • Shumë kohë duke kërkuar gabimet e të tjerëve

Në konceptin tënd, një sjellje apo dhe shaka e tepruar është gabim kurdoherë. Nuk tenton ta pranosh, por heziton dhe gjykon menjëherë.

  • Tërheq emocionalisht vetëm njerëz të padisponueshëm

Ju krijoni raporte me njërëz që as nuk jepni dhe as nuk merrni asgjë, në këtë rast padyshim që gjërat nuk mund të funksionojnë.

  • I merr përsipër detyrat, të cilat e di që nuk mund t’i bësh

Në momentin që jepni një “PO” për diçka të caktuar, e dini paraprakisht se nuk mund ta bëni. Padyshim që më pas do keni ndjesi jo të mira pasi do keni frikën e zhgënjimit që mund të shkaktoni te njerëzit.

  • U bashkohesh aktiviteteve që nuk të japin kënaqësi

Mbase nuk e mendoni negative këtë, por futet te karakteristikat që formojnë red flags. Mbi këtë duhet të reflektoni.

  • Thashethemet për këdo

Thashethemet nuk janë të mira për askënd që mund t’i bëni, por në momentin që tek to përfshini shumë njerëz, atëherë jeni në pikën që duhet të kontrolloni gjënë që nuk shkon tek vetja.

You don't have permission to register