
5 përfitimet e përdorimit të kakaos
Ku ka më mirë se një kako e ngrohtë pranë oxhakut në këto ditë të ftoht dimri. Përveç kënaqësisë që të jep, kako ka disa përfitime shëndetësore.
1. Lehtëson dhimbjet menstruale
Kakao ka në përmbajtje magnezin, një lëndë ushqyese që ndihmon trupin të qëndrojë i shëndetshëm. Nëse konsumoni çokollatë të zezë dhe kakao, magnezi do të ndihmojë në qetësimin e muskujve.
2. Ul rrezikun e obezitetit
Kakao përmban fitonutrientë, një substancë bimore që të mbush me energji dhe të bën të ndihesh i ngopur. Duke qënë se kjo substancë ka nivel të ulët të yndyrnave dhe sheqernave, kakaon mund ta konsumoni kur ndiheni të uritur.
3. Ndihmon njerëzit me astmë dhe alergji
Kakao përmban 2 faktorë të rëndësishëm anti-astmatik, teobromina dhe teofilina. Teobromina ndihmon në lehtësimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe ul nivelin e alergjive. Teofilina ka faktor anti-inflamator dhe relakson bronket.
4. Forcon sistemin imunitar
Kakao ka veti anti-antioksidante që përmirëson qarkullimin e gjakut, nxit sistemin tretës dhe si rezultat ul dhe nivelin e stresit. Flavonolet janë antioksidantë që parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe ulin nivelin e inflamacionit.
5. Përmirëson lëkurën dhe dhëmbët
Kakao përmban polifenole që mbrojnë mishrat e dhëmbëve dhe mbrojnë smaltin nga bakteret. Pavarësisht se mitet thonë që kakao dhe ccokollata e zezë shkaktojnë akne në fytyrën tuaj, është e provuar që hidratojnë lëkurën dhe e mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit.