5 mite për trupin që nuk i kemi vënë kurrë në dyshim

Çdo mit fillon me një sasi të caktuar logjike dhe pakëz dezinformim. Meqenëse njerëzit kanë tendencën t’i ndajnë këto gënjeshtra dhe t’i paraqesin ato si fakte shkencore, tani jemi të rrethuar nga fakte të shumta të pasakta për trupin tonë.

Këto janë 8 pretendime të rreme për trupin e njeriut, të hedhur poshtë nga shkenca:

  1. Nuhatja e qenit nuk është më e fortë se e juaja

Shpesh dëgjojmë histori për shqisën e zhvilluar të nuhatjes së qenve. Miti ndoshta nisi me neuroanatomistin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, Paul Broca, i cili i përcaktoi njerëzit si “jo-nuhatës”. Edhe pse Broca nuk ka ofruar ndonjë test ndijor për të mbështetur këtë pretendim, ai ka qenë gjerësisht i pranuar deri vonë. Megjithatë, e vërteta është se specie të ndryshme mund të identifikojnë lloje të ndryshme aromash.

  1. Gjurmët e gishtave ndoshta nuk janë unike

Një tjetër keqkuptim i pranuar gjerësisht nga shekulli i nëntëmbëdhjetë është se majat e gishtave tanë janë unikë. Për shkak të kësaj, rrotullat, sythe dhe harqet në gishtat tanë kanë luajtur një rol të madh në hetimet mjeko-ligjore për më shumë se një shekull. Megjithatë, shkencëtarët zbuluan se mund të jetë një mënyrë e gabuar për të identifikuar, pasi një rast i fundit tregonte se si 22 persona akuzoheshin për të njëjtin krim, për shkak të gfjurmëve të njëjta të gishtërinjve.

  1. Nuk ka zona të shijes në gjuhë

‘Harta’ e gjuhës është ndoshta ilustrimi më i zakonshëm që shohim kur mësojmë për shijen. Fëmijëve në shkolla zakonisht u thuhet se aftësia për të shijuar të ëmbël, të kripur, të thartë dhe të hidhur ndahet në pjesë të ndryshme të gjuhës. Në fakt, nocioni për “seksionet e shijes” është një keqinterpretim i studimit se sa e fortë duhej të ishte një shije në mënyrë që të mund të regjistrohej në pjesë të ndryshme të gojës.

  1. Ju përdorni më shumë se 10% të trurit tuaj edhe në gjumë

Nuk është e qartë se nga e ka origjinën ‘miti 10%’, por shumë njerëz besojnë se është një fakt shkencor, edhe pse është hedhur poshtë. Një nga metodat që shkencëtarët përdorën për të diskredituar këtë keqkuptim quhet imazhi i rezonancës magnetike funksionale (MRI). Duke përdorur këtë metodë, ata matin aktivitetin në tru ndërsa një person kryen detyra të ndryshme. Rezultatet e eksperimenteve na kanë treguar se pjesa më e madhe e trurit tonë është në përdorim shumicën e kohës.

  1. ‘Kërcitja e gishtave’ nuk rrit rrezikun e artritit

Ideja që kërcitja e gishtave do të rrisë shanset për artrit ka një logjikë të caktuar. Nuk është e paarsyeshme të besohet se presioni mbi nyjet tuaja zakonisht gjatë viteve do të lërë disa dëme. Lajmi i mirë është se në fakt nuk ka asnjë lidhje midis këtij zakoni dhe artritit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të vazhdoni ta bëni atë, pasi mund të jetë mjaft irrituese për njerëzit përreth jush.