
5 metoda si të mos harxhosh naftë, shumë dhe shpejt
Për momentin jeta është bërë tepër e shtrenjtë. Nga rritja e faturave deri tek produktet në dyqanet ushqimore, këtë po e ndjejmë thuajse në të gjitha fushat.
Nafta është një tjetër kosto e përditshme që është rritur, ç’ka ka sjellë nevojën e lëvizjes më së shumti në këmbë sesa me makinë. Në vendet perëndimore, janë rritur me gjashtë herë më shumë kërkimet në Google për makinat elektrike, e kjo për të shmangur kostot e karburantit.
Megjithatë, ka disa mënyra se si mund të bësh naftën që të zgjasë më shumë e të mos harxhohet më shpejt.
Ben Newman, ekspert i makinave nga “findandfundmycar.com:, ka treguar disa metoda që duhen mbajtur parasysh dhe si të kurseni në mënyra të ndryshme.
-Mbyllni kapakun e zonës ku kryhet mbushja me naftë
Eksperti Newman shpjegon se kapaku ka shumë rëndësi, pasi nëse mbyllet fort mund të ndihmojë makinën të fitojë disa kilometra me shumë dhe të shkojë pak më tej.
‘Nafta është lëng dhe kur një lëng nxehet shumë, një pjesë e saj do të avullojë në ajër. Mendo pak: Nëse kapaku juaj është jashtëzakonisht i ngushtë, atëherë nafta nuk do të ketë ku të shkojë. Kjo siguron që nafta juaj të qëndrojë në makinë në vend që të depërtojë përmes kapakut dhe të dalë në ajër.’ Pra, mos harroni të kontrolloni kapakun e zonës së mbushjes me naftë.
-Makina duhet të jetë më e lehtë, nëse ke mundësi blije një të tillë
Është logjikë e thjeshtë. Sa më i rëndë të jetë automjeti, aq më shumë naftë duhet të përdoret. Nëse nuk keni mundësi të blini një makinë më të vogël e më të lehtë, të paktën hiqni çdo peshë shtesë që mbani brenda në makinë.
“Nuk dua t’ju sugjeroj një makinë të re, që atë të madhen ta zëvendësoni me një makinë të vogël. Por është mirë që të hiqni çdo peshë të panevojshme brenda makinës, si valixhe, pajisje, sidomos ato prej hekuri. Kujdesni të mbani sa më bosh bagazhin, vetëm në raste të udhëtimeve”.
-Kontrolloni gomat e makinës
Rezistenca e rrokullisjes së gomave të makinave, e cila është përpjekja e nevojshme për të mbajtur një gomë në formë të mirë teksa jeni duke lëvizur, llogaritet për rreth 15 % të të gjithë konsumit të naftës. Kjo është arsyeja pse ka shumë rëndësi të mbani lart presionin e gomave ( të jenë të fryra në nivelin e duhur), pasi jo vetëm do të udhëtoni më të sigurt por edhe do të kurseni më shumë naftë.
-Fikeni motorin
Eksperti Ben thotë se nëse jeni të bllokuar në trafik ose duhet të qëndroni pa lëvizur për disa minuta, atëherë fikeni motorin. Nëse lini ndezur makinën edhe nëse nuk lëviz, do të djegë karburant më shumë dhe shumë shpejt. Përveç kësaj, është shumë ndotës për ambientin. Nëse shihni se ka trafik është mirë të fikni motorin dhe të prisni deri sa të ketë lëvizje.
-Pedalim i lehtë
Duket se zakonet tona të këqija mund të ndikojnë gjithashtu në sasinë e karburantit që harxhojmë. Shpejtësia, frenimi dhe gazi shpejt dëmtojnë edhe naftën edhe benzinën. Pra është e rëndësishme të ngisni makinën në mënyrë të arsyeshme: Pa frenim të papritur dhe pa përshpejtim gazi të papritur. Më pas si shofer garash dhe më shumë si shofer rrugor.
*Tibo News